Nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja është shoqëruar në polici, pasi dhunoi një grua në datë 31 korrik në orën 07:30 minuta në QSUT.
Katër ditë pasi ndodhi ngjarja, policia pas qarkullimit të pamjeve të dhunës në rrjetet sociale sot njoftoi se ka shoqëruar 26-vjeçarin në komisariat dhe ka nisur procedimin e tij.
Ndërkohë që është pezulluar edhe efektivja e policisë që ishte e pranishme në momentin që i riu rrahu gruan.
Efektivja është pezulluar, pasi nuk ka ndërhyrë në momentin që Rraja dhunoi gruan në oborrin e QSUT-së.
Por çfarë deklaroi Ramazan Rraja në komisariat?
Ai mësohet se është shprehur se gruaja i kishte kërkuar që ta dërgonte në qendër me makinë, por ai nuk kishte pranuar dhe në këtë moment, sipas tij, ajo kishte qëlluar makinën me shkelma.
Kështu është justifikuar ai për dhunën që ushtroi. Në pamje duket momenti kur i riu zbret nga makina kap për flokësh dhe e godet me shkelma gruan.
Vetë deputeti Rraja dhe familja e tij u vënë në qendër të vëmendjes një vit më parë kur u publikua skandali i Xhisiela Malokut. Ishte polici Emiljano Nuhu, i larguar nga Shqipëria, që bëri publik çështjen “Xhisiela” dhe ku akuzohej Rexhep Rraja, djali i deputetit, për dhunë të vazhdueshme ndaj ish-të dashurës.
Edhe Ramazani, që shfaqet në videon e fundit, u përmend në atë histori nga polici Nuhu, i cili pretendonte se ishte kërcënuar nga nipi i deputetit kur kishte marrë përsipër çështjen e Xhisielës.
Rasti i Xhisiela Malokut u mbyll me tërheqjen e vajzës nga denoncimet për dhunë.
e.t./dita

Pune malokesh shpellar,te gjithe jane njesoj….
Po mire, ç’pune ka deputeti me nipin e tij?! Kjo nje çudi, u be si ne kohen e Enverit qe te studionin 7 breza. Hajde demokraci, hajde; jepu para sterniperve te burosurve politike e atyre qe çnderonin femra nga pagat e taksimit te popullit varfanjake. Ndaj merohet dhe Monika e shkrete!
Shtet leshi. Polici leshi. Vaj vatani mjere mileti.
Po te mos ishte filmuar ngjarja nuk do e merrte vesh njeri
Mire e ka MBESHTETJA.C’fare pune ka deputeti me nipin.Nipi ka mendjen e tij fyell dhe i pelqen te beje prapesira.Kjo nuk do te thote se e ka mesuar deputeti.Sot nuk ka lufte klasah.Jemi ne demokraci.
Si spaska pune deputeti or qyq, po nga qe ka xhaxhin deputet hapet bythesh ai tu godit femrat rruges, se e mbron xhaja e ripjellja
Jo deputeti ska pune as me djalin e tij por ka pune me ato qe i akuzojne.
Çuni apo nipi i kujtdo qoftë, kur e provokojnë apo kur i bien në qafë nuk paska të drejtë të kundërpërgjigjet???
Sot i bie makinës me shqelma nesër i bie me gurë ose me hekur, e çfarë do bëjë tjetri??????
Mir ja ka bo
Me “pelqen”sehiri i atyre “burrave”qe rrijne e shikojne.