Dhunoi pedagogun e Universitetit të Vlorës, arrestohet

Saimir Lleshi

Një shtetas u arrestua nga policia e Vlorës pasi ka ushtruar dhunë ndaj një pedagogu të Universitetit të Vlorës. Në pranga përfundoi shtetasi Kujtim Cakrani, 44-vjeç.

Ky shtetas akuzohet pasi më datë 26 janar të këtij vitit, rreth orës 10:30, në lagjen “Isa Boletini” në rrugën përballë Prefekturës, ky shtetas ka goditur me grushte për shkak të detyrës, shtetasin E.H. 37 vjeç, me profesion Pedagog në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *