Problemet ekonomike kanë çuar deri në dhunë fizike në një familje në Dibër.
Policia bën të ditur se ka arrestuar Bilbil N., 26 vjeç pasi ka dhunuar prindërit dhe motrat e tij pas një sherri në shtëpi.
“Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj prindërve dhe motrave të tij, shtetasve N.N, 59 vjeç, H.N, 50 vjeçe, D.N, 18 vjeçe, dhe M.N, 26 vjeçe”, thotë policia e qarkut.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”.
l.h/ dita

Iku per lesh dhe familja shqiptare. Po ca problemesh ekonomike te rrahesh nenen e baben! Turp!