Dhunoi të atin, pranga 21 vjeçarit nga Cërriku

Leda Hysa

Polici e Cërrikut ka arrestuar një 21-vjeçar nga Xibraka e Cërrikut pasi akuzohet për dhunë në familje.

21-vjeçari Aleksandër Kovaçi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht babanë e tij, 46-vjeçarin B. K.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në banesën e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *