Dhunoi të gjithë anëtarët e familjes, arrestohet 36-vjeçari

Ornela

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës pasi akuzohet për dhunë në familje.

Xhevahir Hallulli ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën, vëllanë e vet dhe bashkëshorten.

“Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, (shtetases Sh.H., 59 vjeçe), vëllait (shtetasit B.H., 38 vjeç) dhe bashkëshortes  (shtetases A.H., 33 vjeçe)”sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *