Dhunoi të riun në grup, arrestohet 22-vjeçari

Dita

Policia e Vlorës ka arrestuar një person nën akuzën e rrëmbimit dhe dhunimit të një të riu.

Burime nga blutë e qytetit bregdetar bënë të ditur se 22-vjeçari Klaudion Bylyshaj, banues në Vlorë, u arrestua pasi në bashkëpunim me pesë persona të tjerë (tre prej tyre të arrestuar), më 29 tetor kanë marrë me forcë nga një kazino 24-vjeçarin D.S., ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë verbale, fizike e më pas e kanë lënë të dëmtuar pranë “Sheshit të Flamurit”.

Tre të arrestuarit e tjerë janë Xhorxho Çeçi,  Juljan Habili dhe Besnik Dalipaj.

Policia vijon hetimet si dhe ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të dyshuar si autorë të ngjarjes, shtetasit Mateo Rama dhe Miky Ibrahimi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *