Dhunon djalin, gjykata dënon nënën

anazapta

Gjykata e Tiranës ka dënuar një grua me tre muaj burg për dhunën e ushtruar ndaj djalit të saj.

Por, për shkak të zhvillimit të çështjes me procedurën e gjykimit të shkurtuar, e pandehura përfitoi uljen e një të tretës së dënimit.

Në përfundim, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg për të dhe lënien e saj në liri me kusht për një periudhë prej 18 muajsh.

Gjatë kësaj kohe, ajo duhet të mbajë kontakte të vazhdueshme me Zyrën e Shërbimit të Provës, nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe të mos shoqërohet me persona të dënuar, raporton “Panorama”.

Ngjarja ndodhi më 25 qershor 2014, në një nga rrugët e zonës së Laprakës. Rreth orës 15:30, ajo ka goditur djalin e saj, Henri B., ku sipas vendimit të Gjykatës, para se të ushtronte dhunë e pandehura ka dhënë dhe disa fjalë kërcënuese në drejtim të djalit të saj.

Në lidhje me ngjarjen ka dhënë deklarime dhe djali ku ka rrëfyer për marrëdhënien e tensionuar që ai ka pasur në vijimësi me nënën e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *