Dhunon nënën 101 vjeçare, arrestohet

Elton Tafaruci

Një 45-vjeçar në Bulqizë është arrestuar nga policia për dhunë në familje.

Në pranga ka rënë Faik Alla, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases H.A, 101 vjeçe.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *