Dhunon vajzën e saj 16-vjeçe se i tregoi të atit se mami kishte të dashur

anazapta

Një adoleshente është marrë në mbrojtje nga policia pasi dhunohej nga nëna e saj. K.E. ka pretenduar se, “konflikti” kishte nisur në mars pasi kishte zbuluar se mami kishte të dashur.

E ëma i ka kërkuar 16-vjeçares “që ajo të mos i tregonte babait të saj se mami do të shkonte në Itali me të dashurin e saj”.

Para oficerëve të policisë minorenia K.E. ka pretenduar se dhunohej pa shkak nga e ëma e saj, K.V. pasi e kishte kërcënuar se do t’i tregonte babait për të dashurin.

Vendimi i gjykatës thotë se e paditura K.V. 36 vjeçe nuk duhet të kërcënojë apo ngacmojë vajzën e saj të madhe.

Gjykata po ashtu urdhëron të paditurën të mos afrohet apo të hyjë në banesën ku jetojnë fëmijët e saj dhe as në shkollën e tyre.

E gjithë kjo ngjarja ka ndodhur në kohën që kryefamiljari ndodhej si emigrant, raporton “Panorama”.

Familja ka tre fëmijë, ku dy më të vegjlit kanë rrëfyer se nëna i dhunon psikologjikisht dhe fizikisht, sidomos motrën e tyre të madhe, për shkaqe të kota, kur nuk i plotësohen dëshirat e saj.

Gjykata ka vënë re se ata ndihen të trembur dhe të frikësuar nga veprimet e të paditurës, pasi ajo çdo natë nuk dhunon vetëm fëmijët, por edhe veten e saj, duke thënë se “unë do të vras veten”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *