Dhunonte mbesën, pranga hallës

anazapta

Ka përfunduar në pranga një 44-vjeçare, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi mbesën e saj 3-vjeçare. Burime nga policia bënë të ditur se në pranga ka përfunduar Mimoza Qiriako, e cila ka thyer urdhrin e mbrojtjes së dhënë nga Gjykata e Tiranës, e cila e kishte urdhëruar që ajo të mos abuzonte më me të mbesën.

Denoncimi në polici i ngjarjes është bërë nga nëna e vogëlushes, 42-vjeçarja Donika Qiriako. Sipas burimeve zyrtare të policisë së kryeqytetit, halla akuzohet se e ka rrahur 3-vjeçaren, pas një konflikti të çastit që ka pasur me të ëmën.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *