Dhunonte sistematikisht bashkëshorten, pranga vlonjatit

Leda Hysa

Policia e Vlorës ka mundur të arrestojë një 48 vjeçar banues në Vlorë, për veprën penale, dhunë në familje.

Mësohet se Kastriot Qezi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M.Q., 47 vjeçe.

Po sot blutë e Vlorës kanë shpallur në kërkim një tjetër person. L.E., 35 vjeç, banues në Vlorë dyshohet se për motive të dobëta në lagjen “Pavarësia”, ka djegur lokalin i cili posedohet nga shtetasi D.Q., duke i shkaktuar dëme materiale.

Policia po punon për dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *