Dhunuan biznesmenin libanez, identifikohen autorët

Dita

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Durrësit kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dhunës së ushtruar ndaj biznesmenit libanez, Faadi Mitri.

Të dyshuarit janë: Skënder Krahja, Landi Muharremi dhe Arben Mërkuri, që të tre nga Shijaku.

Biznesmeni amerikano – libanez u dhunua fizikisht pranë kryqëzimit të Laknasit, ditën e shtunë.

Burime nga grupi hetimor thanë se pista kryesore e hetimit është ajo e konfliktit për shkak të investimit që po kryente Faadi Mitri në zonën e Gjirit të Lalzit.

55 – vjeçari, i marrë në pyetje nga hetuesit ka dëshmuar se personat që e sulmuan, e kërcënuan duke i thënë: “Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”.

Rrëfimi i tij përforcon dyshimet se ngjarja nuk ka qenë një konflikt i çastit, siç raportoi fillimisht policia, por një aksident i qëllimshëm për të sulmuar e kërcënuar me jetë biznesmenin.

Autorët, pasi kanë goditur automjetin Mitsubishi, ku udhëtonte Mitri, e kanë nxjerrë me forcë nga makina dhe kanë nisur ta qëllojnë me shkop bejzbolli atë dhe shoferin e tij, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhë në trup.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *