Dy persona u arrestuan nga policia e Fierit, pasi kanë goditur mjekët e urgjencës.
Në kushtet e flagrancës janë arrestuar shtetasit Fatjon Muskaj, 30-vjeç dhe Sokol Lipa, 25-vjeç.
Sipas policisë, këta shtetas mbrëmjen e shkuar në urgjencën e spitalit të Fierit, duke qenë në gjëndje të dehur kanë debatuar dhe goditur personelin e urgjencës, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës parë Fier. /Dita/
