Tre të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës të akuzuar për prishje të qetësisë publike.
Policia informon se ka prangosur shtetasit Arledi Gjonaj 21 vjeç, banues në Vau Dejës, Shkodër, Kristjan Nika 23-vjeç, banues në Pacram,Vau Dejës, Shkodër si dhe Albert Biba 25-vjeç, banues në Pacram ,Vau Dejës, Shkodër.
Këta shtetas u arrestuan pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes Vllaznia-Skënderbeu, kanë prishur rendin e qetësinë publike dhe për shkak të detyrës kanë kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike dhe duke e goditur me sende të forta punonjësin e policisë së rendit publik duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Policët kanë marrë plagë të lehtë. /Dita/
