Rrugës për në shtëpi, pas një vizite të bujshme në SHBA, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, po kthehej me një dhuratë speciale, të bërë nga shteti amerikan për popullin iranian. Por, sado qëllimmirë të ketë qenë dhurata, gëzimi i saj doli të jetë jetëshkurtër. Ekspertë të artit po thonë se artefakti persian, i vjetër plot 2,700 vjet, e që në fakt po iu kthehet iranianëve pas një kohe të gjatë, nuk është origjinal dhe për rrjedhojë as i vjetër mijëra vjet, siç pretendohet.
Artefakti, që është një kupë argjendi e stilizuar, mendohej të vinte nga shpella Kalmakarra në perëndim të Iranit, dhe besohej të kishte një vlerë prej rreth një milion dollarësh. Doganat e Shteteve të Bashkuara arritën ta kapnin këtë artefakt nga një iranian, i cili po mundohej ta fuste atë ilegalisht në territorin amerikan në vitin 2003.
Artefakti qëndroi në një depo në Nju Jork, për më shumë se një dekadë, derisa vizita e Rohanit dha mundësinë për ta kthyer atë te populli iranian. Megjithatë, dhe për fat të keq, sipas Hamid Baqaie, ish-kreu i Organizatës për Trashëgimi Kulturore të Iranit, artefakti është pa asnjë dilemë një prodhim modern falso. “Së pari, mënyra dhe stili në të cilin është punuar vepra në fjalë, tregon që është false. Ky artefakt nuk ka kurrfarë rrënjësh në Iranin antik. Së dyti, nga pikëpamja teknike, materialet e përdorura, gjithashtu tregojnë se ai nuk është origjinal”, thotë Baqaie.
Në Iran, ndërkohë, kthimi i këtij artefakti ishte pritur me shumë ngrohtësi. “Amerikanët na kontaktuan dhe thanë: ‘Kemi një dhuratë për ju’”, është cituar presidenti Rohani të ketë thënë për mediat më 28 shtator. “Ata na e dhanë artefaktin si një dhuratë të çmuar për popullin iranian”.
Mohammad Ali Najafi, shefi i tanishëm i Organizatës për Trashëgimi Kulturore të Iranit, e zbuloi artefaktin po atë ditë, edhe atë që në aeroport, me të arritur të delegacionit të Rohanit nga Nju Jorku. Por, derisa Shtetet e Bashkuara kanë thënë përmes një komunikate për shtyp të datës 25 shtator se kthimin e artefaktit e konsiderojnë “një dhuratë për popullin iranian dhe mbarë botën, të cilën SHBA-ja ka nderin ta kthejë aty ku përket”, tash pas këtyre konstatimeve të ekspertëve, Qeveria iraniane ende nuk ka lëshuar ndonjë komunikatë ose qëndrim publik rreth vërtetësisë ose jo të artefaktit. (f.syla REL)

N.q.s dhurata e qeverise amerikane për popullin iranian(artefakti) rezulton i rreme deklarata amerikane duhet të zvëndesohet me kërkim té ndjesës publike dhe dergimin e një dhurate tjetér me domethënie. Nëse kjo nuk ndodh incidenti mund ta agravoje situatën sidomos tek iranianët e thjeshté. Kjo përkthet në protesta dhe lëvizje antiamerikane!
VR!!! N.q.s dhurata e qeverise amerikane për popullin iranian(artefakti) rezulton i rreme deklarata amerikane duhet të zvëndesohet me kërkim té ndjesës publike dhe dergimin e një dhurate tjetér me domethënie. Nëse kjo nuk ndodh incidenti mund ta agravoje situatën sidomos tek iranianët e thjeshté. Kjo përkthet në protesta dhe lëvizje antiamerikane!
O Pellumb nga je ti ,se je shume i sakte __lol hahahahaa