Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Në traditën e mirënjohur shekullore të sejmenëve dhe të vasalëve ballkanikë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i kujtoi botës diplomatike se liderët e sotëm ballkanikë sado të fryhen brenda vendit, në marrëdhëniet e jashtme mbeten raja gjenetikë.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “TASS” njoftonte në 29 nëntor se “presidenti i Serbisë i premton Rusisë miqësi të përjetëshme”. Ky ditiramb përunjës, që brezit tim i kujton statusin e satelitit, që e ka patur dikur Shqipëria me “miqësitë e përjetëshme dhe të pavdekëshme” me Serbinë dhe me Rusinë, është epilogu nënshtrues i bisedimeve, që presidenti serb Vuçiç zhvilloi në 25 nëntor në Soçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti serb nga mëngjesi në darkë nuk po le rast me dalldinë e vet përunjëse të lavdërohet për arritjen “fenomenale” të bisedimeve, ku presidenti rus i premtoi të vijojë t’ia japë Serbisë edhe për gjashtë muaj gazin rus me çmim të ulët 270 dollarë për metër kub.
“Një dhuratë cari” e quan media proqeveritare ruse “Balkanist” në 29 nëntor. Çmim më të ulët të gazit Rusia i ka dhënë vetëm Bjellorusisë, të cilës ia shet me 138 dollarë metrin kub, në kohën që në tregun ndërkombëtar çmimi i një metri kub gaz ka arritur deri në njëmijë dollarë.
Mediat ruse e justifikojnë çmimin rekord të ulët për Bjellorusinë me faktin që ajo është shtet i Unionit të përbashkët me Rusinë. Mediat ruse nuk e thonë se në këtë Union me Rusinë bën pjesë ligjërisht edhe Serbia, parlamenti i së cilës në prill 1999 ka miratuar rezolutën e bashkimit në një federatë me Rusinë dhe me Bjellorusinë, rezolutë të cilën pas disa ditësh e ka miratuar edhe parlamenti i Rusisë.
Parlamenti i Serbisë nuk e ka abroguar ende rezolutën e bashkimit të Serbisë me Rusinë dhe as parlamenti i Rusisë nuk e ka abroguar. Ligjërisht rezoluta është në fuqi, pavarësisht se disa qarqe diplomatike të BE, të Ballkanit dhe të Perëndimit e kanë harruar këtë fakt. Nuk e ka harruar Rusia, e cila po i ofron Serbisë tani çmimin e ulët të gazit në kuadrin e strategjisë së madhe ruse që shteti aleat strategjik i tij nga Ballkani të realizojë defacto bashkimin me Rusinë.
Vuçiç po e mbush Serbinë me entuziazmin e vet filorus për gjashtë muajt e gazit rus, por nuk po i thotë asnjëherë opinionit publik serb se me çfarë çmimi presidenti rus i dha Serbisë gazin gjashtë mujor.
Gazeta e njohur proqeveritare ruse “Pravda” në 26 nëntor shtronte që në titullin e një artikulli të saj pyetjen: “Për çfarë ia dha Putini Serbisë këtë ulje të jashtëzakonshme çmimi të gazit? Për çfarë kjo preferencë çmimi më të ulët të gazit në Europë?”. Pyetja e gazetës ruse është logjike, sepse jo vetëm diplomatët, ekonomistët dhe ushtarakët, por edhe njerëzit më të thjeshtë e kuptojnë se Rusia në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare nuk jep privilegje apo preferenca për sytë po për buzët bukura të presidentit serb.

Gazi gjashtëmujor rus si oksigjen për ekonominë serbe nuk iu dha Serbisë as për “miqësinë e përjetshme” dhe as për “heroizmin” e presidentit serb, që lavdërohet çdo çast se Serbia është i vetmi shtet europian që ka refuzuar sanksionet e BE ndaj Rusisë. Moska ka interesat e saj strategjike afatgjata me Serbinë dhe i ofroi presidentit serb gazin gjashtëmujor me një serial të ri kushtesh gjeopolitike të rëndësishme, që ia lidhin fort litarin rus rreth qafës së Serbisë.
Media në gjuhën ruse “dialog.ua” shkruante në 28 nëntor për bisedimet e presidentit të Rusisë me presidentin e Serbisë: “Në shkëmbim të uljes së çmimit të gazit Serbia u bë varësi gjeopolitike nga Kremlini”.
Kushti i parë i rëndësishëm, që presidenti rus Putin i vuri presidentit serb Vuçiç në bisedimet e Soçit në 25 nëntor, zbulohet vetëm nga gazeta e mirëinformuar ruse “Pravda”, e cila në 26 nëntor analizon ofertën bujare të presidentit rus ndaj presidentit serb: ”Për këtë ndihmë është e mundshme për shembull të llogaritet një bazë ushtarake në territorin e Serbisë”.
Është një informacion interesant i botuar deri tani vetëm nga kjo gazetë e njohur ruse dhe në asnjë organ tjetër rus, serb apo europian. Nuk dihet nëse është rrjedhje me dashje apo padashje e informacionit shtetëror. Del kështu në dritë një kusht dhe kërkesë e rëndësishme strategjike e presidentit Putin për të pasur një bazë ushtarake në Serbi.
Rusisë i duhet baza ushtarake në Serbi tani, në kohën kur tensionet e saj ushtarake me NATO-n, pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike të saj me NATO-n në muajin tetor, po arrijnë kulme të reja dhe kur mundësia e konfrontimit të shteteve të NATO-s kufitare me Rusinë po rritet për shkak të përgatitjeve ruse për luftë me Ukrainën.
Më specifikisht me fushatën e re ruse të provokimit të tensioneve dhe vatrave të luftës në Bosnje-Hercegovinë dhe në kufijtë e Kosovës, një bazë e re ushtarake në Ballkan bëhet edhe më e nevojshme për strategjinë ballkanike dhe europiane ruse.
Ka një logjikë kushti dhe kërkesa e presidentit rus për një bazë ushtarake në Serbi, që shpjegohet me dinamikën e përplasjeve të reja gjeopolitike të Rusisë me NATO-n në Ballkan, por edhe me përdorimin e Serbisë si instrument diversiv dhe ushtarak i Moskës në rajon.
Kërkesa për një bazë ushtarake ruse në Serbi është rrjedhim logjik i gjithë garës së çmendur me armatime ruse ku ka hyrë Serbia, duke u armatosur me armët më të sofistikuara të furnizuara nga Moska, që nga gjuejtësit e tipeve më të fundit e deri te komplekset e raketave dhe dronët sulmues.
Ndaj në bisedimet e presidentit rus me presidentin serb një vend qendror e zuri bashkëpunimi i ngushtë ushtarak midis dy shteteve dhe jo rastësisht presidenti Putin në konferencën e shtypit në 25 nëntor i numëroi presidentit serb manovrat e përbashkëta ushtarake, lidhjet e ngushta të ministrive të mbrojtjes dhe të shtabeve të përgjithshme të të dy ushtrive dhe të agjencive ruse dhe serbe të inteligjencës.
Si dhuratë nga bisedimet u njoftua furnizimi nga Rusia deri në fund të muajit dhjetor 2021 i komplekseve të raketave ruse antitank “Kornet”. Në planin e furnizimeve me armatime, nga presidenti rus u premtua, siç njoftoi vetë Vuçiçi pas bisedimeve, se “disa objekte strategjike do të vijnë nga Rusia në Serbi së shpejti”.
Nuk mendoj se ka idiotë të dobishëm të Serbisë dhe të Rusisë në Ballkan që mendojnë se i ashtuquajturi “neutralitet ushtarak”, që propagandon Serbia, do të jetë pengesë për vendosjen e një baze ushtarake ruse në Serbi.
Dy vjet pas miratimit në 2007 në parlamentin serb të rezolutës për “neutralitetin ushtarak” të Serbisë Beogradi i dha Moskës bazën ushtarako-diversioniste të Nishit, ku është dislokuar një kontigjent ushtarak rus me dhe pa uniformë. Katër vjet më vonë Serbia hyri si shtet vëzhgues në Asamblenë Parlamentare të organizatës ushtarake “CSTO”, që Moska drejton dhe e ka krijuar me disa shtetet ish-sovjetike.
Kështu që edhe për dhënien e një baze të re ushtarake ruse në Serbi pritet të gjendet një kamuflim i ri, siç quhet “qendër humanitare” baza e tanishme ushtarake ruse në Nish.
Kushti i dytë strategjik, që i vuri presidenti rus presidentit serb në bisedimet, është ndërtimi nga Rusia i një elektrostacioni atomik në Serbi. Në 25 nëntor agjencia zyrtare ruse e lajmeve “RIA NOVOSTI” njoftonte lidhur me rezultatet e bisedimeve të të dy presidentëve: “Rusia merr bazë atomike në Serbi”.
Natyrisht agjencia ruse e ka të qartë se nuk bëhet fjalë për vendosjen e raketave bërthamore ruse në Serbi. Por ajo don të tregojë se sa i rëndësishëm është për Rusinë projekti i ndërtimit të një elektrostacioni atomik rus në Serbi në planin strategjik dhe gjeopolitik. Ndaj dhe e përkufizon si “bazë atomike” e Rusisë në Serbi. Ekspertët më të mirë rusë e pohojnë në mediat ruse se Serbia nuk ka fare nevojë për një elektrostacion atomik.
Ndërtimi i një objekti të tillë do t’i kushtojë asaj një borxh prej 10 miliard dollarësh te Rusia. Për një shtet të varfër si Serbia, që ka një borxh shtetëror prej 36 miliard dollarësh, një borxh i ri astronomik do të asfiksonte financat serbe dhe do ta bënte varësinë serbe nga Rusia kreditore formën e vetme të ekzistencës.
Agjencia zyrtare ruse “RIA NOVOSTI” shkruante në 25 nëntor pas bisedimeve Putin-Vuçiç lidhur me projektin rus të ndërtimit të një elektrostacioni atomik në Serbi: “Ky është vërtetë lajm, thellësia dhe rëndësia e të cilit vështirë të vlerësohet menjëherë, megjithëse drejt para syve tanë po ndodh një ngjarje tektonike nga pikëpamja e historisë dhe e gjeopolitikës”.

Kemi një përkufizim zyrtar të rolit dhe të misionit të posaçëm afatgjatë strategjik dhe gjeopolitik, që Moska i jep ndërtimit nga Rusia të elektrostacionit atomik në territorin e Serbisë. Kjo hedh dritë në planifikimet e reja strategjike dhe gjeopolitike ruse në rajonin e Ballkanit. Me këtë objekt strategjik Moska planifikon t’i japë Serbisë një rol qendror gjeopolitik në rajon dhe ta shndërrojë atë në një qendër rajonale energjetike ruse si instrument i ri i presionit dhe i ndikimit rus në gjithë Ballkanin.
Ekspertë rusë sjellin përvojën ruse me Bjellorusinë, ku Moska ka ndërtuar një elektrostacion atomik, i cili në rastin e krizës së tanishme energjetike ndërkombëtare i dha Bjellorusisë një rol të posaçëm transnacional gjeopolitik në rajon.
Presidenti i Serbisë Vuçiç e mori “dhuratën prej cari” për gazin gjashtëmujor me çmime të ulta pasi pranoi kushtet dhe kërkesat e rënda nga protektori i tij rus. Pikërisht për këtë presidenti Putin i shprehu atij paraprakisht dhe publikisht mbështetjen për rizgjedhjen si president në zgjedhjet presidenciale të Serbisë në prillin e vitit të ardhshëm.
Presidenti rus i dhuroi mbështetjen elektorale, sepse u sigurua për përmbushjen e kushteve ruse dhe për vasalitetin e presidentit serb, të cilit Putini i veshi këmishën rusë të forcës, nga e cila Vuçiçi nuk ka nga të luajë.
Është folur shpesh herë në qarqet diplomatike dhe mediatike se presidenti serb Vuçiç po ndjek politikën titiste të dy karrikeve, duke flirtuar edhe me Perëndimin, edhe me Lindjen. Do ta konsideroja një naivitet diplomatik dhe mediatik.
Media proqeveritare ruse “Balkanist” shkruante në 29 nëntor: ”Presidenti i Serbisë orientohet te Vladimir Putini. Është i njëjti stil bizantin i drejtimit, që është pushteti vertikal”. Presidenti serb Vuçiç dhe Serbia janë ngulur në karrigen ruse. Është vërtet e habitshme se si diplomatë europianë dhe perëndimorë kanë iluzionin se Serbia është e prirur drejt BE dhe drejt Perëndimit.
Sidomos për të vënë duart në kokë është fakti që disa burokratë të NATO-s po e cilësojnë Serbinë partner të rëndësishëm dhe të besueshëm të Aleancës Atlantike. Janë iluzione të dëmshme, sepse me dashje apo pa dashje i shërbehet mbulimit të politikës së rrezikshme të tensioneve dhe të luftës, që po ndjekin Serbia dhe Rusia në Ballkan.
Presidenti rus Putin i ka veshur presidentit serb Vuçiç këmishën ruse të forcës dhe e ka ulur me detyrim në karrigen ruse. Po të parafrazojmë Lamartinin dhelpra europiane më kot pret t’i bjerë korbit serb djathi nga goja. Indulgjencat dhe favoret e pamerituara diplomatike të BE dhe të Perëndimit ndaj Serbisë nuk kanë pasur dhe as pritet të kenë ndonjë efekt për largimin e Serbisë nga Rusia.
Presidenti serb Vuçiç e ka siguruar presidentin rus Putin për këtë.
Serbia ruse është realiteti politik dhe diplomatik, që po bëhet çdo ditë dhe më e rrezikshme për shtetet dhe popujt rajonit, anëtarë të NATO-s.
Kjo është Serbia ruse, që lakejtë filoserbë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhe ata në Shqipëri, po e reklamojnë presidentin serb Vuçiç si mesia të paqes ballkanike. Nuk ka njeri me mendje në vend që mund të besojë se presidenti i Serbisë do të zëvendësojë “miqësinë e përjetëshme” me Rusinë me ndonjë “miqësi të përjetshme” me Shqipërinë apo me Kosovën.
Shqipëria e ka provuar “miqësinë e përjetshme serbe” në vitet 1944-1948 dhe “miqësinë e përjetshme ruse” në vitet 1948-1961, kur sovraniteti i shtetit shqiptar hyri në arkivol.
Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të lejojë kurrë që Serbia ta marrë përsëri për dore si vasale dhe me “Ballkanin e kapur” ta çojë edhe atë te Rusia. Le të shpresojmë që Serbia nuk i ka veshur kryeministrit të Shqipërisë këmishën e saj të forcës.

Shaban
Shkrimi juaj me pelqeu shume !Eshte nje analize e thelle e situates ne serbi dhe reziku i luftes .
Konkkluzionet le ti nxjere shteti dhe Ministria e Mbrojtjes ,me Shef te Shtabit te Pergjtheshem me profesion doktor dhe nje brigate ushtaresh.
Zoti Shaban
Nuk jam i sigurte se ky koment do botohet pasi ka filluar nje censure qe nuk po e marr vesh “nga po na vijne plumbat” nga Dita apo sherbime inteligjente…qe nuk botojne keto mendime qe vrasin FJALEN E LIRE
.
Nese me pare te kam kundershtuar ne artikujt tuaj per disa aresye morali atdhetar & politik me kete te sotmin “ma ke ftoh mendjen ” se ose je i paguar ose ke probleme intelekti te mos themi ndonje semundje mentale..
.
Te them te drejten cfare thua per Putinin,Vucicin dhe Ramen jam dakord por me kohen e Enverin cfare pate ?
Keto dy fjalite tuaja me poshte
FJALIA PARE
“”që brezit tim i kujton statusin e satelitit, që e ka patur dikur Shqipëria me “miqësitë e përjetëshme dhe të pavdekëshme” me Serbinë dhe me Rusinë..””
.
FJALIA E DYTE
.
Shqipëria e ka provuar “miqësinë e përjetshme serbe” në vitet 1944-1948 dhe “miqësinë e përjetshme ruse” në vitet 1948-1961, kur sovraniteti i shtetit shqiptar hyri në arkivol.
….
Ku gabon Shaboni ne menyre kriminale??
Edhe analisti politik me i pjerdhur ne kete planet e di qe Shqiperia doli nga” arkivoli ” Shabes me debimin e flotes ruse ne 1961 ,me daljen nga Traktati Varshaves dhe denimin me force te pushtimit Cekosllovakise ne nje kohe qe Amerika dhe Nato-s ju dridheshin leqet e kembeve..
qe ti o i brezit tend te dhjere i kendoje me artikuj xhaxhit dhe haje buken e tij te lepurushit..
.
Edhe armiqte me te fandaksur te Shqiperise se kohes Enverit pranojne
se nga 1962 deri ne 1991
Shqiperia ishte
vendi me me sovranitet te plote ne Europe
dhe me gjere..
kishte nje mbrotje te pathyeshme
(kujto talebanet me pushke me gjalme qe gjunjezuan jo vetem Rusine por dhe Ameriken..
.
Zoti Shabon nje pyetje e gjysem
.
A kujton ti se pas 1992 je vend i pamvarur apo nje republike ambasdoriale me komplet parine e Tiranes qe ja kane kaluar dhe kuislingeve te viteve 40..?
.
A kujton ti se sot ke mbrojte me te forte se ne kohen e “miqesise leshit” te Jugosllavise Rusise apo Kines apo te kujtoj se hapsira jone ajrore psh sot ruhet nga greku..dhe ti kurre nuk e hap sqepin..
.
Bjeri Shabe Putinit,Vucicit apo Ramicit sa te kesh takat
por me kohen e Enverit mos e kruaj lere te vdekurin mos trego kanibalizem
sot kur Sali Kerma + te tjere e kane shkerdhyer ate vend ne ate fare feje sa dhe te na kishte pushtuar Putini Vuqiqi dhe Miqotaqi nuk do katandiseshim ne kete katastrofe biblike..
.
Keqardhje per nja analist klasi qe nuk rri dot pa luftuar me Enverin e vdekur ( urojme pa pagese) kur koha e tij eshte me pak e keqe se kjo murtaja e sotme ne Shqiperine qe ka perfunduar ne llagem te huajve qe po i sfidon karaduzi Viqidolit ndoshta me deshire te tyre..
deri sa cia amerikane ne vend te trurit kane hot dogs putini do shije ne ballkan ketu hyn edhe ballkami i hapur i sorosit ketu hyn edhe flamuri i ballistit ne beograd i leshuar me mbikqyrjen e te vallait te gjatoshit filo rus qe kaqolai shqipo re more per patriotizem po po shaban eshte me keq se sa e thua ti ballkani i hapur eshte ballkani i putinit bravo putini
Artikull qe te trondit, por gjithmone ka nje zgjidhje:
1. Qeveria ne emer te “interesave kombetare” mund ti “sugjeroje SHBA-se” te transferoje nje pjese te truave ushtarake nga Gjermania ne Shqiperi e Kosove per te mbrojtur interesat tona te perbashketa.
2. Qeveria dhe politikanet e te gjitha grupimeve duhet ti kerkojne Gjermanise, Frances, Italise,…ta deklarojne “djallin e kombit tone” person non grata. Praktikisht “Shpirti i Haxhi Qamilit” ka “penetruar trurin e Sali Berishes”.
3. Ky Antiamerikan po behet cdo dite edhe me shume i rezikshem kur Shqiperia ka nevoje te jashtezakonshme per tu mbrojtur nga armiqt e dukshem por edhe nga ato qe akoma nuk kemi qene ne gjendje ti perceptojme, klasifikojme.
4. Antiamerikanet, qe tundin flamurin e SHBA-se, dhe maskohen me idene ” se dashurojne Ameriken po urrejne Sorrosin” i kane shpalur lufte “interesave te kombit” per hir te interesave te tyre”.
5. Tolerimi i jashtezakoneshem i ” Shejtanit Berisha” po i konfuzon shume njerez te cilet te influencuar nga teorite e konspiracionit” kane filluat te besojne se “aleatet tone, qe jane arbitra te situates” jane kthyer ne lojtare qe shenojne gola ne te dyja portat.
6. Shume analiste e thone hapur ne emisionet e tyre televizive se: “SHBA-ja eshte me ate qe eshte me i FORTE”. Kjo perputhet me oreksin e “turrmes se fanatikeve” qe jane nje pakice ne raport me antaret PD-se, qe nuk eshte as me Berishen dhe as me Bashen, por jane te dedikuar tek “Interesi Kombetar”.
7. Ambasadoresha, Zonja KIM, duhet te informojne per dite “Departamentin e Shtetit” per keto komente “perverse”, qe e ulin dinjitetin e Amerikes ne syte e popullit Shqipetar.
Ajo ‘Kemisha e forces’ dhurate nga Cari eshte per tu provuar fillimisht tek leshkot e Open Ballkan.
Sistemi socialist investoi ne sektoret strategjike. Mos t’ia veshim gjithnje Enverit, dhe Jo cdo gje ishte gabim. Investuan ne mbrojtje, ne energjitike, ne hidrokarbure, ne industrine minerare, ne shkollim, bujqesi, blegtori, etj, te tera keto ne kushtet e nje vendi pa pervoje te madhe, pa ekonomi te trasheguar, pa baze industriale shekullore. I cmendet njerezit, i leshuat nga zinxhiri ideologjik duke e trajtuar ekonomine si xhambaze. Te ishte ruajtur strategjia e ketyre investimeve bazike do kishe sot rezerva te gatshme per konsum te gazut dhe hidrokarbureve vendase akoma me lire sa po i ble Serbia. Kucova e Patosi kishin gaz me tubacion ne shtepi. Ne vend te investohej per ta shperndare kudo, u prish edhe ajo qe ishte. Kemi gaz, por importojme. Kemi nafte, por importojme. Kemi energji, por importojme. Ah po, tani kemi vertet sovranitet, mjafton te kuptosh se 2 sekonda deklarate me 20 fjale e ambasadores Kim zene me shume vend se intervistat e gjata te tregtarit te ngjyrave, i quajturi kryeminister, apo te quajturit president, te quajturit kryeopozitar, apo te quajturit nongrata Berish saliu. Nje komb nuk ngrihet pa sakrifica, pa’ nje objektiv madhor. Por duhen burra shteti ne krye, Jo si ky qe mburret ne fejsbuk si lypesi me i gjate ne bote.
Ti shikoje Edi Rama keto lajme qe te zgjohet nga gjumi. Ballkani i hapur eshte nje fryme marje per serbine dhe per rusine kjo hapsire qe Edi Rama i jep sllaveve nuk eshte per te miren tone dhe per te miren e aleateve tane. Izolimi i serbise sherben per ti prere forcen serbise nje serbi e izoluar do te behet me e arsyshme dhe me reale ne mardheniet me perendimin mund te vonohet por nje dite do ta kuptoje qe me ruset nuk ecet perpara. Zgjohu o gjatosh mos i jep sebit hapsira per tu forcuar.
Dy fjale per Dudumin dhe Shiponjen.
Duke qene se po tregoheni te pameshirshem me Edi Ramen qe “”po I jep sllaveve hapsira” me lejoni tu argumentoj se ose jeni me gjithe mend DUDUMA ose jeni nga te byrekut Lalzit
.
Po pse o DUDUMA a ka aq fuqi Edi Rama sa ti jape “hapsira sllaveve” pa nje shkelje syri te aleateve tane qe nuk I kane per gje marreveshjet e fshehura me Putinet (dikur Stalinet) qe merren vesh pas 100 vitesh
.
Po pse o DUDUMA Rama I tha pushtetareve kosovare para pak muajve:HIQENI TAKSEN ME SERBINE SE DO LARGOJME BAZEN USHTARAKE NGA FERIZAJ..qe n efakt eshte nje ripushtim ekonomik I Kosoves nga Serbet.
.
Po pse o DUDUMA Rama I futi ne burg me drita ndezur Kupolen e UCK qe dhe tani pas nje viti nuk ka asnje fakt per kete veprim me antishqiptar se dhe vete prokurori eshte amerikan..
O Shipkare !
Nese nuk e dini qe sot Shqiperia dhe Kosova jane me poshte se statusi I Vilajeteve te Kohes Sulltan Pekmezit dhe Rama me Kurtin jane vetem “krye-Veqilharxhe “ qe nuk I pjerdh njeri per politiken e jashtme te mbrojtjes dhe sherbimeve secrete jeni per meshire bashke me vuvuzelin e ish zerit te popullit qe e shkaterroi xhirafen Edi Rama dhe mbyll gojen per Luaneshen Kim qe e ka vene perpara Cakalli Viqidolit duke lumturuar Putinin e Rusise dhe Putanat e Ballkanit
E fundit:
Dhurata me e mire sot per Carin e Rusise nga Amerika eshte mos arrestimi i Berishes nga Spaku i Kimes
Aha, Ty te qenka Gifte mendja. Rama, apo cdokush zyrtar shqiptar nuk Ka kellqe te beje te zotin e shtepise, lere pastaj te drejtoje Kosoven apo Ballkanin.
Nje leksion per shkolle partie.
Nje gje eshte e sigurt , qe Ramovicit i eshte veshur kemisha e forces dhe detyrohet te beje vasalin ndaj Vucicit duke shitur interesat kombetare tek armiqte tane shekullore , Serbia historikisht ne periudha te caktuara ka diktuar udheheqjen tone , psh Zogu shtypi qeverine e Nolit me ndihmen Serbe , Enver Hoxha u be skllav i Titos deri ne 1948 , por jo me pak ka ndikuar edhe ne keto 30 vjet anarki duke kapur udheheqjen e PD si Berishen edhe Bashen , kurse Rama i detyruar nga ata ku ai ka shitur shpirtin i sherben ceshtjes Serbe
Rusia në Ballkan në emer të paktit Varshaves ka qenë ma e pranishme se sot në të gjitha format dhe ishe bile 50% ma i fortë ma stabël dhe ma sovran kurse sot Rusia në të gjitha parametrat së paku 50% është ma e dobët në të gjitha anët në raport me NATO situat analoge kan edhe serbët andaj edhe nuk janë ata që reagojnë kur u prangiset ministri në Kosove kërkojnë open Ballkan se nuk kan nga të shkojnë
Zoti dritan ( me gjithe hajvanet me shabanet)
Nuk kam deshire te diskutoj per Zogun apo Enverin e vdekur dhe raportin I tyre me serbet eshte I mbyllur) …….por dua te merrem me te gjallet pra me trekendeshin Washington-Beograd -Tirane pas 1991 dhe me konkretisht.
1-Pse Bushatlliu Teksasit ne 1991 emroi ambassador te tij Rajersonin e vend komandes Beogradit ?
.
2-Pse komandanti real I bandes tropojes u vu Elez Serbiberaj ( kontigjent I perfolur I UDB) me qente e tij Sali & Azem nen doktrinen e antikomunizmit per te kenaqur epshet e makartisteve te amerikes dhe racisteve te europes e perdhosen ate vend sa qe dhe Putini te na kishte pushtuar nuk do guxonte te bente nje ndyresi te tille
3-Pse dyshja antishqiptare &anti amerikane Rajeson Biberaj vune ne kry te vendit dhendrin e Serbise Berishen dhe me ndyresi ja fusni Ramiz Alise ( qe nuk ishte burre)
.
4- Pse akoma ku dhendri Serbise ne menyre jo te sinqerte kjo administrate amerikane po lejon ambasadoren e saj KIM te sherbeje si leter higjenike per sekrecionet e Usali Serberishes..
E fundit:
Pa futur Amerika ( e kemi Saliun dhurate nga lobi serb I amerikes)ne burg Serberishen me djajte e til Lul-Lil –Xen dhe jo te tallet me Non Grata-Gallata se dhe Putinit nuk I duhet ai vend qe as dreqit nuk I hyn ne pune….
O Shabe, e ke bërë vaksinën anticovid? Nëse po, duket se të ka shkaktuar pasoja mendore. Përndryshe ti vuan seriozisht nga çrregullime të forta të personalitetit.
Ti nuk je lindur dje, nuk je as 30 vjeç që të guxosh të mohosh pavarësinë e Shqipërisë nga rusët, kinezët dhe çdo shtet tjetër, pavarësisht nga fuqia dhe kapaciteti ushtarak. Ti, me mohimin e fakteve historike , turpëron veten. Ia ke nxjerrur bojën vetes, si antishqiptar, o Shaban.
E di se mund të armiqësohem me redaksinë e gazetës “Dita” nga komentet e mia por, nuk e lë dot pa të thënë kaq sa të thash. Ti do të bëje shumë mirë që të mos shkruaje, të paktën për disa kohë, me shpresë se mund të përmirësohesh nga shendeti mendor.
Të shkuara o Shabë!
1. “Pavaresia e Shqiperise nga “Jugosllavet, Ruset, Kinezet” ishte “Sovraniteti i Hoxhes” per ta budallepsur dhe shkaterruar dinjitetin e nje pjese te “Popullit Shqipetar” qe te sundonte deri ne diten e fundite te jetes se tij.
Po te mos kishte falimentuar “Perandoria e Kuqe” dhe po te mos ishte eleminuar Caushesku, organet e diktatures komuniste shqipetare nuk do e leshonin pushtetin.
Populli yne do qe pergjysmuar nga “pamundesia per tu ushqyer”, dhe nje pjese e “PATRIOTEVE” qe po komentojme sot tek gazeta drita “mundet te mos egzistonin”, si dhe vete kjo gazete.
Berisha dhe besniket e tij e moren pushtetin pa derdhur asnje pike gjak, por sillen tani sikur e cliruan shqiperine.
Duket se Berisha beson se ka patur nje vella binjak qe ishte komunist, kurse vete ka qene nje i burgusor politik, qe kur doli nga burgu e vrau vellan komunist, e beri “kurban” per interesat e nje “Shqiperie Demokratike”
Shkruan SHM se Serbia merr ‘nje dhurate Cari” ne kembim te bazes ushtarake te saj ne Serbi.
Pastaj z. SHM? Beson se ky Perendimi nuk e sheh dhuraten e Carit dhe premtimin e bazes ushtarake ruse ne Serbi ne kembim te saj?
Apo e sheh dhe i pergjigjet energjikisht Serbise me avazin e atyre Tryezave shterpe Serbi-Kosove, e pse jo, me premtime per anetaresim te Serbise ne Unionin Europian !?
Te lumte Shabe! Ua mblodhe Serbise dhe Rusise! Vetem dicka te vogel harrove, (qe nuk e di pse gjithmone e harron), problemin se si do ta fitoje Kosova panvarsine de jure, qe te prezantohet si nje shtet ipavarur, si te gjitha shtetet!
Të ishte Shaqir Vukaj ai që do të dilte me komentare politike sa i përket politikave Ruse për Ballkanin kishte me qenë deri diku i konsiderusar po ky Sh. Murati vërtet jo se po del i pabesushëm por edhe manipulant por cili politikan shqiptarë ka ba politikë që Kosova dhe shqiptarët të mbetin në duar të sllaveve ata që nganjëherë Sulmojnë qeveritë serbe që janë tregu goxha pajtuese me shqiptarët dhe sidomos USA apo ato qeveri që punojnë për fqinjësi të hapur dhe të mirë kurse sa i takon asaj se kush shkatrroi bazat ushtarake që me sakrifica të papara ngriten shqiptarët për 40 vite dhe u shkatrruan për 4v. kurrë se çeli gojen Shaban dejuzi
Lexova sot në faqet e kësaj gazete, shqetësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, për erën e Luftës që po fryn në Ballkan. Shqetësimi i Sekretarit të Përgjithshëm, mëse i drejtë.
Dhe ky shqetësim, vjen në një përfundim me analizat e Ambasadorit tonë të shquar, Shaban Murati. Rëndësi ka fakti, që NATO i ka lexuar analizat e tij.
Le të vijmë te kjo Analizë:
Treguesi më sinjifikativ i rajasë gjenetike në Ballkan, është patjetër Tirana “zyrtare”.
Nuk jam dakord me atë që thotë shkrimi, për vitet `44-48 dhe `48-`60. Sepse shteti që patëm, i përdori këto miqësi të (pa)shenjta, për propagandë, për koniukturë, dhe për përfitime. Kur iu cenuan interesat shtetërore të tij, ai “diktatori i poshtër”, iu vuri shqelmin!
Tani, si shpjegohet fakti, që Serbia nuk i respekton sanksionet e Europës kundër Rusisë, madje i shkel hapur embargot europiane, por megjithatë, Europa, turinjtë i mban në… prapanicën e Serbisë?!?
Shumë e thjeshtë: Serbia, ka shtet, ka diplomaci(e jo si mender diplomatët tanë partiakë-që shiten për një krodhë bukë)….
Dhe…do ngrihet baza ruse në Serbi, “rastësisht” aty afër Kosovës. Dhe Arkanërit e rinj, do të stërviten atje, për t`i ngulur thikën në zverk ballkanasve. Po cilëve? Shqiptarëve dhe boshnjakëve, patjetër. Se Kroacisë dhe Sllovenisë, iu merr të keqen. Ata kanë shtet, kanë ushtri dhe armë. Janë seriozë.
E drejta e Rusisë, ta shesë me çmim simbolik gazin. E ka pasuri kombëtare të sajën. Dhe luan me të. Mos di gjë njeri, se sa lekë(e jo euro) futen në arkën e shtetit tonë, nga 4500 tonë naftë në ditë, që del në Marinëz? Asnjë lek. Po nga “Shpiragu”? Mjafton që kanë mbushur xhepat dhe po mbushin xhepat, horrat e të dy palëve; “të majtë”, e “të djathtë”.
I bashkohem menidimit të autorit si më poshtë, citoj:
“Le të shpresojmë që Serbia nuk i ka veshur kryeministrit të Shqipërisë këmishën e saj të forcës…
…”Kjo është Serbia ruse, që lakejtë filoserbë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhe ata në Shqipëri, po e reklamojnë presidentin serb Vuçiç si mesia të paqes ballkanike. Nuk ka njeri me mendje në vend që mund të besojë se presidenti i Serbisë do të zëvendësojë “miqësinë e përjetëshme” me Rusinë me ndonjë “miqësi të përjetshme” me Shqipërinë apo me Kosovën”.
PËRGËZIME, AMBASADOR I SHQUAR!
Z.Murati, temat e analizave I ke te spikatura, reale dhe te tejzgjatura (!) Pyetja ime eshte: po me uren ç’apte!? Po me Enverin ç’pate o Shaban. Mos kruaj plaget e vjetra se del gjak I fresket. Enveri u vuri kufirin dhe ndertoi Shqiperine, siç e di ti me mire se shume te tjere. Temen e ke mberrthyer për brirësh, por ke dale nga tema, dhe kur del nga tema, nga nota 10 zbret ne 5 ose dhe me poshte. Mundohu te qendrosh ne binanet e shinave here tjeter!
I nderuar Ismail, kusarët që na sundojnë janë kaq të zënë duke vjedhur shqipëtarët sa nuk u vete mëndja të mendojnë se çfarë planesh kobzeza po pregatitet nga neo Hitleri i Europës, cari Putin dhe qeni ujk i tij që mban të lidhur me zinxhirë ekonomikë, ushtarak, etnik e politik në dorën e tij në Ballkan, mini Hitleri serb vllau Vuçiç i Open Ballkan i Edi Ramës.
Atij, mender Edi Ramës, kusarit që luan, në shoun e përditshëm mediatik, rolin e kryeministrit real të munguar të Shqipërisë, i drejtohet diplomati Shaban i cili ndjek situatën diplomatike e ndërkombëtare me përkushtim, i shqetsuar seriozisht për fatet e kombit në këtë botë ku
është realitet i frikshëm alarmues në Europë e botë që neo Hitlerët po kërcasin dhëmbët e tyre ushtarake duke shqyer Sudetet e Ukrainës, Krimen e Donecin, duke pretenduar Sudetet e Ballkanit, Mitrovicë, dhe Srbsaka republika të Bosnjes, që ,
pastaj të veprojnë tanket e avionët dislokuar realisht me motorra ndezur, në formacion luftimi, në kufi me Ukrainën dhe Kosovën e Bosnjën për ti gllabërouar këto vënde paralelisht, me dy operacione blickrig duke lën të hutuar në mefshtësinë e mosreagimin e fuqishëm në kohë dhe në mosvigjilencën e tyre, Çamberlenët e sotëm të BE, SHBA dhe NATO para faktit të kryer.
Dhe i nderuar Ismail, qëndron komenti yt që, diplomati Shaban të mos mërzitet nga lehjet e zagarëve patronazhist lëshuar nga Edi Rama për të shqyer këtë faqe të Ditas, në qoftë se nuk reagon pseudo kryeministri që i janë mpirë trutë nga kusaria,
zëri i tij i fuqishëm dhe i mënçur diplomatik po dëgjohet dhe po zgjon nga gjumi diplomatët që mashtrohen nga gënjeshtra bastarde e qumshtit të prishur të Edi Ramës së Open Ballkan dhe
Çamberlenët e SHBA , BE dhe NATO. Këtë e dëshmon reagimi i sekretarit të NATO.
Kur të lehin zagarët patronazhistë të Edi Ramës duke u përpjekur më kot të kafshojnë e jargavitin mendimet e tua të një analize të thelluar në fushën e diplomacisë, i repektuari Shaban, dije që je në rrugën e drejtë dhe fisnike të mbrojtjes së intersave të kombit dhe atdheut që
s’ mund ta bëjnë kurrë “diplomatet ” që duam Xhaçkat primitive të kryediplomatit Edi Ramës të cilit si ministër real i jashtëm
i shkojnë vetëm shallvaret diplomatike me shtat pash ushkur të Haxhi Qamilit që po të ishte kryeministër i Shqipërisë sot do të thoshte me mënçuri dhe trimëri, mbasi të tundëte me vrull po diplomatik shallvare të modës turke:
“Po të kem KavajSërbinë dhe PeqinMaqedonin e Open Ballkan se çaj menderen se s’ më pranon dhëndërr kollovar nusja Europë”
Hey Dud !
Me kujtohet ajo kenga e Bitellsave (The Beatles)
ne vitet 70
*****Hey Jud, don’t make it bad
Take a sad song and make it better ****
qe I binte Shaba kitares edhe kur ngelej me nje tel..
Nje replike modeste per ju
dhe gjithe kufome ngrenesit
me te vdekurin Edi Rama..
Nese nuk e dini qe Edi Rama eshte katandisur si Jetimi Sulo te filmi “lulkuqet ne mur” jeni me te poshter se Putini me Vucicin
.
Sepse nuk jeni burra te merreni me “Kujdestarin” dhe Drejtorin apo me ato te “kuestures”
.
Nuk jeni burra sepse e kuptoni por nuk e thoni se DHURATA me e madhe per Serbine u be nga miqte tane ne 1991 PIKERISHT 30 VJET ME PARE kur kryekanibali Berishe prishi qeverine e stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 kur lepujt e PS me Shabanet e tyre nuk arriten te arrestonin Nexhmijen ne Kohen e duhur por gjysem ore vonese ai e hodhi ate vend ne humneren NR1
.
Humnera nr 2
eshte kjo e non grates qe nese Amerika nuk arreston Berishen e saj do kete pasoja me te keqai edhe sikur te na pushtonte Putini me Putanat
Edhe nje here
Lereni Jetimin Rama
por merruni me kujdestarin
dhe drejtorin
..
I duhen Rusise baza ushtarake zoti Murati aq sa i duhen bazat ushtarake Sh.b.a se ne Greqi per ta “mbrojture” nga Turqia.
Per Serbet Kosova eshte e tyre.
E kane te pushtuar njesoj sic jane Anglezet ne Sh.b.a ,Turqit ne Kostantinopolin e Perandoreve Ilyre Megas Kostantinos,sic jane cifutet ne Palestine me Perralla me “Toke te Premtuara”.
Sic ka Italia te pushtuar Magna Grecian e Pirros se Epirit etj,etj,e te tjera, Ecetera.
Ju si turq ne Identitet,Kombesi,Ndergjegje Osmane zoti Shaban jini kanceri i Ballkanit dhe luani lojen e atyre qe shkruajta me lart qe kane ndertuar Shtetet apo “Kombet e tyre” ne vende qe nuk u takojne.
Por flasin per “Re Drejta Njerezore dhe Dhimokratike”!
Τιμώμενος ΣΥΝΤΑΓΜΑΤΆΡΧΗς JANULLATOS QE KE HARRUAR TE NGORDHESH
Kur greket shkuan ne Gjermani ne vitet 60’ ne shume restorante varej kjo tabele
*****Hunde- und griechischer Zutritt zum Restaurant verboten
Ndalohet hyrja e qenve dhe grekerve ne restorant
ke ndegjuar per te drejtat janullokratike qe perdhosi shenjtorin IMZOT FAN NOLI ?
Patjeter o Idiot me comentin pas meje qe kriminelet Germane do ofendonin te punesuarit Greke.
Ato kater kuajt prej Ari ne Germany i kane vjedhur nga ky popull Heroik qe quhet Greke.
Njesoj si Colonizatoret anglese ne Ameriken Veriore (Voras) Australi,Afrike te Jugut,Sazanin e Argentines Malvine etj.
Meqenese eshte humbje kohe pi te kujtoj qe perpara Osmaneve per 1100 vjeteve ishim Ne Epirotet per fat te keq te Krishtere.
Nuk me vjen keq per ty qe ke Ndergjegje dhe Kombesi Osmane (kete ta tha Bushi) qe Albania eshte nje vend Islamik,por per ata qe kane Emra, Mbiemra, Politizmo (Culture “shqip”)
Ilyre dhe Greke dhe hiqeni “Vellezer” me ju qe jini bijte e Vezireve Pashallareve Bejlereve Agallareve Hoxhallareve Dervisheve Muhipeve.
Hajt shaker……..eu tani neper Saforet e Evropit kurve.
Vazhdim replike me Erdogan Karaxhaferrin.
Jam me nje mendje me ju
qe disa kolone turq,( TURKOALVANI)
qe jetojne ne Shqiperi
por dhe idiote antikombetare arrijne deri sa falen ne festa myslymesh para Super HEROIT KOMBETAR GJERGJ KASTRIOTIT NE SHESHIN E TIJ apo kur erdhi SULLTAN TURGUT OZAL HIQEN BUSTI I GJERGJ KASTRIOTIT NGA PRESIDENCA NGA MULLA SALIHI
.
Jam me nje mendje me ju QE KRITIKONI ASHPER QATIP SHABANIN por me nje ndryshim se ky SHABA E BENTE COPE COPE SHBA-NE
KUR KISHTE “ATOMIKUN” NE GREQI
APO KUR KISHTE VENDKOMANDEN E CIAS NE BEOGRAD
KU U NDERZYE NE ATE NEVOJTORE
KU QE PO JA BEN TETE ME DY AMERIKES
NE FOLTORE
PRA SALIMONSTRA..
.
por le te kalojme te tema qe tregon se dhe ti nuk je gje tjeter vecse nje ilirjan gerqishtfoles qe banon ne pseudo shtetin Gerqi .
lexim te kendshem
.
Nuk ka egzituar ndonje here Greqia ne planetin e Tokes…vecse ca ngulmime ne vende mesdhetare si qytet shtete.
.
Greqishtja ka qene gjuhe mesdhetare dhe i ngeli greqise..asht si mund te themi sot per anglishten e Amerikes..
.
Nuk po flasim per dokumentarine SKY-it per revolucjonin e 1821 qe ishte 95% merite e arvaniteseve me ADN shqiptare..as per HEROIN KOMBETAR VIRTUAL ARISTIDH KOLJA qe befasoi me argumentet e tij per madheshtine e gjuhes vjeter shqip..
E keqja e Shqiptareve eshte se nuk lexojme shume per prejardhjen tone por dhe kur lexojme dhe e kuptojme qe mbi ne eshte kryer nje genocid i paster ku kemi arritur qe nga kombi me i fuqishem ne Ballkan sot jemi kthyer nen nivelin e vilajeteve te kohes osmane.
.
Do marr tre shembuj te pabesueshem mbi Arvanitasit e Greqise nga fisnikja Maria Eftimiu qe thote pa ju dridhur qerpikut nga ekstremistet fondamentaliste palloshgeve greqisht-foles preaj ardhjen shqiptare te Greqise Artificjale ( i keni ne video)
SHEMBULLI PARE :
Disa vite pas revolucjonit arvanitas ne Greqine e Sotme…ne nje ishull prane Athines shkon nje mesues GREQISHTFOLES qe tu mesoje abc-ne nxenesve te vegjel.
.Per cudi ne klase asnje nuk fliste greqisht ..te gjithe shqip….Mesuesi shkon te kryeplaku dhe i qan hallin dhe ky i fundit i thote..Zoti Dhaskal ! Qe te te kuptojme femijet meso te flasesh shqip pastaj komuniko me nxensit mesimet e tjera…..
.
SHEMBULLI DYTE :
Shkon zonja Marie Eftimiu ne nje qytet te vogel jo shume larg Athines ( para rreth 35 vitesh) futet ne nje dyqan te mikes se saj dhe i bie ne sy nje djale i pashem dhe donte ta intervistonte per studimet e saj dhe i thote me xhentilence: Si te quajne Qirje…….Djali i pergjigjet ..me quajne BUKUROSH…..vazhdon dhe i thote MOS JE “ARVANITIQIS KATAGOGJIS..mos ke prejardhje shqiptare “….ne asnje menyre i thote Bukuroshi jam safi ELINAS…..dhe djali u largua..
Pas disa ditesh shkon Bukuroshi dhe takon shitesen se Maria kishte ikur ne Athine…Thuaj asaj zonjes qe jam ARVANITAS(SHQIPTAR) dhe jam krenar per te dhe te me fali…..Pra te nderuar lexues e shikoni sa veshtire e kane shqiptaret e greqise te deklarojne ne publik se jane me prejardhje Shqiptare edhe kur kane emra 101% shqiptare si Bukurosh..
.
SHEMBULLI I TRETE
Profesoresha e nivelit Evropian Maria Eftimiu ne leksionet e saj ne video jep rreth 300-350 mbiemra te sotem qe perdoren ne Greqi qe kane preardhje te paster Shqiptare dhe nese shohim peshen qe ato zene ne popullsine greke perbejne jo vetem shumicen absolute por dhe njerzit me te rendesishem ne politike-kulture-biznese..
…………….
PRA keto qe thote profesoresha greke Eftimiu jane aq bindese dhe te vertetuar shkencerisht sa ky palloshi Erdogan duket si “mikruciko”
.
Ne vend te mbylljes:
Ti mos u merzit o PALIKARI se te pakten ne piken kryesore bien dakort si me poshte vijon:
.
Sot rreziku me i madh i shqiptareve nuk eshte Putini apo Vucici por tolerimi ( lexo mbrojtja )qe Amerika po i ben treshes kriminale Bash BerishMeta duke u tallur me non grata me gallata se Saliu kishte qene Enverist dhe ja kishte fshehur “miqve”.
.Sa turp per Shaben dhe Shba-ne
.