Ministri i Brendshëm rus, Vladimir Kolokoltsev ka lajmëruar përmes një videoje të shkurtër dhuratën e Rusisë për Francën në shenjë solidariteti për sulmet e përgjakshme të Parisit: këlyshin Dobrynya, që siç ka shkruar ministri në letrën homologut të tij: “shpresojmë se do të zëvendësojë Diesel”, qeni polic që u vra gjatë shpërthimit kamikaz në operacionin policor në Saint Denis.



