Edi Paloka dhe Flamur Hoxha në një skemë pastrimi parash?

DITA Online

Një histori krejt e pazakontë e cila është ende nën hetim, implikon deputetin Edi Paloka dhe ish-deputetin Flamr Hoxha në një skemë të dyshuar pastrimi parash.

Emrat e tyre kanë dalë pasi familjes Voci, nga Gjadri i Lezhës, i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5.5 milionë euro dhe shumë apartamente, të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme.

Origjina e parave e bën çështjen vërtet enigmatike.

Këto para kanë ardhur kohë pas kohe në llogari bankare të hapur me emrin e dy të moshuarve dhe në llogari bankare në emrin e vajzës së Vocajve, nga llogaria e miliarderit suedez Sten Ake Lindholm.

Vendimi gjyqësor i dhënë në Lezhë përmban detajet e publikuara sot në media:

Sipas këtij dokumenti, një pjesë e këtyre parave, janë përdorur për t’i blerë dy apartamente deputetit Edi Paloka, një me vlerë 87.5 milionë lekë dhe një tjetër 70 mijë euro.

Flamur Hoxha

Ndërsa ish-deputetit demokrat, Flamur Hoxha, i janë blerë 3 apartamente dhe 3 garazhe, në vlerën 729 mijë euro.

Këto dhe një sërë apartamentesh dhe pronash të tjera të patundshme janë tashmë të bllokuara.

Hetimi ka nisur pasi Prokuroria ka parë transaksionet e bëra nga suedezi në drejtim të familjes Voci.

Akuza e ngritur është për një skemë për të kryer pastrim të produkteve të veprës penale.

Prokuroria ka gjithashtu dyshime mbi burimin e fondeve dhe aktivitetin e kryer.

Shumica e këtyre apartamenteve janë shitur në gusht të vitit të shkuar, muaj kur në llogarinë bankare të dy të moshuarve Voci kanë mbërritur disa miliona euro nga suedezi Lindholm.

Derdhja më e madhe është 3.8 milionë euro, shoqëruar me një shpjegim nga suedezi se është “dhuratë për mikun e tij të dashur”.

Gjykata i ka kërkuar Prokurorisë të vazhdojë hetimin, pasi për të është ende e paqartë se përse Lindholm i transferon nga llogaria e tij personale te llogaria e Shqipe Palaj në Shqipëri, e cila është vajza e çiftit të moshuar Voci.

Për Prokurorinë ka arsye të mjaftueshme se në këtë rast është kryer vepra penale e pastrimit të parave, ose veprimtarisë kriminale.

Mbetet për t’u sqaruar natyra e lidhjes mes miliarderit suedez dhe familjes Voci nga Gjadri si dhe blerjet e apartamenteve në emër të dy politikanëve të PD.

Më datën 22 janar, prokuroria nisi procedimin penal të referuar nga policia për pastrim parash dhe më 23 janar gjykatësi Artan Hajredinaj pranoi vendosjen në sekuestro preventive të llogarive bankare të Pjetër dhe Shqipe Vocit, dy bashkëshortë të moshuar.

Prokuroria ende nuk e ka të qartë se përse janë bërë këto transferta të mëdha, por dyshon se përfituesi është vetë suedezi Sten Ake Lindholm.

v.l/ Dita

Share This Article
5 Comments
  • Ca behet o vella? Mafia ulur kembekryq ne Parlament. Ndaj tallet Ramuti se qeveris i qete me kriminelet ne opozite
    I ka te gjithe ne dore.

  • ptuuuuu felliqsirat e kombit hajdut te qelbur, gjoja interesoheni per hallet e popullit
    Te ngrihemi te gjithe shqiptaret ti varim ne litar keta monstra, keta bandit te ndyre , keta ordiner qe cdo vend i botes do i denonte ne menyre ekstreme

  • Ti me nofken mirel su ngopke me te shara or Toc, bo ca pushim se sa te bej halen rama dhe shko me vrap dhe haje or b….q…, mbylle ate hale or k….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *