“Dhurata nga zemra” është tema e Krishtlindjeve të para të Presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Zonja e Parë, Jill Biden këtë të hënë ka zbuluar dekorimet e Shtëpisë së Bardhë për festat e fundvitit. Dekorim që përfshin 78,750 drita festash, 41 pemë Krishtlindjesh, 1828 metra fjongo dhe më shumë se 10000 zbukurime.
Gjithashtu janë përdorur 25 kurora klasike që zbukurojnë fasadat e Shtëpisë së Bardhë, ku më shumë se 100 vullnetarë punuan për shtatë ditë për të dekoruar pjesën e brendshme dhe të jashtme të Shtëpisë së Bardhë.
Ideja u frymëzua nga aktet e vogla të mirësisë dhe përvojës që ngritën moralin e vendit gjatë pandemisë. Në Dekorimin e shtëpisë së bardhë.
Zonja e parë është përpjekur të shfaqë shtyllat e akteve të vogla të mirësisë që përfshijnë besimin, komunitetin, familjen, miqësinë, mësimin, natyrën, mirënjohjen, shërbimin, paqen, unitetin dhe artet.
j.l./ dita






Shtëpia e Bardhë qenka në hall për para. 100 vullnetarë kanë punuar për 7 ditë, thotë zonja e parë e botës.
Si është e mundur që fuqia më e madhe e botës ka përfunduar në punë vullnetare?
Kriza e ka bërë të vetën…
Kaq di e kaq thua.
Vullnetarizmi eshte nje aspekt i shoqerive te perparuara ne sherbim te qytetareve dhe kauzave mbeshtetese.
“Ideja u frymëzua nga aktet e vogla të mirësisë dhe përvojës që ngritën moralin e vendit gjatë pandemisë. Në Dekorimin e shtëpisë së bardhë.”
Nepermjet dekorimit dhe punes se vullnetareve jepen mesazhet dhe mbeshtetja per te gjithe ata qe kryen akte te miresise.
Po ngaqe kemi mendime si ky me siper, jemi ketu ku jemi.