“Dhurata” që të rinjtë lezhjanë i bënë Ristanit

Dita

Arben Ristanit i është bërë një surprizë nga të rinjtë e FRESSH. Siç duket edhe në video, të rinjtë e forumit të PS në Lezhë, i kanë dërguar atij me postë një shishe me raki lezhjane.

Kjo “dhuratë’ vjen në përgjigje të akuzave që PD përmes Ristanit ka bërë për ish deputetin e ps në Lezhë, Arben Ndoka. “Raki rrushi lezhiane! Po ju dërgojmë këtë shishe me raki dhuratë si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin tuaj si një njohës shumë i mirë i kësaj fushe. Konsideroje këtë shishe me” ujë të bekuar” si një ilaç kundër bëlbëzimit tënd në parlament. Ftojmë të gjithë të rinjtë e Shqipërisë që ti bashkohen nismës tonë” dhuro një shishe raki për Arben Ristanin“shkruhet në letrën që ata i kanë dërguar Ristanit, shkruan Shqiptarja.com.

Në disa deklarata të mëparshme, ata i janë përgjigjur Ristanit se do ta mbajnë Ndokën në struktura, edhe sikur Ristani të shterojë gjithë rakinë e Shqipërisë, teksa në tjetrën e kërkonin opozitës ta izolonte Ristanin sepse ngeli mejhaneve. Sot bashkë me rakinë, Ristanit i kanë dërguar dhe një letër.

 

https://youtu.be/pHVjnYti98U

Share This Article
4 Comments
  • pse si cojne jolezes nje thes me bar keta, se ai bari qe pi ajo eshte shume i keq. harron ku e ze nata dhe ku zgjohet.

  • Po pse pa meze..Ristanit edhe ndonje krap nga Drini tja kishit qitun..
    Gjithesesi “GEZUAR per te lumturine e lezhjaneve!
    Hec aqe!”

  • Ne fakt tingellon jo shume e gjetur kjo shaka kur keta kane ne krye Jolezen qe gajasi dynjane e po vazhdon te gajase dynjane me justifikimet qe po gjen per tu justifikuar. I uroj ketyre te rinjve qe te pakten te arrijne te kuptojne se ku flejne e ku zgjohen qe te mos habiten si kryetarja. Kujdes pastaj se ne PS duhet te jesh i certifikuar “cun Tirone” perndryshe te marrin per cecen ose malok e nuk te pyesin fare.

  • Ju lezhjanet meqe ia keni nise kesaj pune bani mire qe ndonji mejhane aty ne Lezhe ia veni emnin:
    Mejhana “Arben Ristani” Lezhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *