Laureta Meçi, e cila për herë të fundit është paraqitur para publikut me këngën e saj (videoclip) “Set your soul free”, ka befasuar edhe një herë në një nga programet më të shikuara në Amerikë. Vajza shqiptare është shfaqur në Fox- News, në programin “Fox and Friends today!” moderuar nga katërshja simpatike Brian Kilmeade, Elisabeth Hasselbeck, Steve Doocy, dhe Cheryl Casone. Në blogun e saj Cheryl Casone, e falënderoi përzemërsisht për paraqitjen.
“Mund të ndodh që me një dhuratë mund të ofendosh dikë në vend që t’a gëzosh! Por, jo çdoherë dhuratat i gëzojnë ata që u bëhen dhuratat. Festat përtej gëzimit i bëjnë njerëzit sentimental dhe shpesh edhe të prekshëm, kështu që duhet kujdes i veçantë – thotë Laureta lidhur me idenë e filmimeve që shfaqen në temën e Fox and Friends today
Video:
http://video.foxnews.com/v/2949773295001/what-not-to-get-your-co-workers-for-the-holidays/

Po me FOX ews mburreni more te uruar! Po aman or aman! Fox New eshte si Klani ketu tek ne.