Nga Ramazan Çeka
Për ty Shkodër jam krenar
Zanin tim ta kam dhuru
Djepi jot m’bani kangëtar
Kangët ma t’bukra me t’i k’ndu
Të ushqejmë shpirtin është po aq e rëndësishme sa dhe trupin ndaj me moton “Dhuratë për Shkodren”zbriti në Bulevardin “Zogu i Parë” në Parrucë këtë të shtunë, bilbili i këngës shkodrane dhe shqiptare “Mjeshtri i Madh” Bujar Qamili, i cili në bashkëpunim me TV1 Cannel performoi si asnjëherë tjetër pa praninë e spektatorëve një koncert live përmes ekranit më të madh të veriut, TV1 Channel si shenjë solidariteti, për të mbështetur qytetin e tij të zemrës dhe spektatorin e tij të dashur, i cili sot me shumë se kurrë gjendet në vështirësi ekonomike dhe gjendje të rënduar psikologjike, gjë që e rëndon akoma më shumë mungesa e aktiviteteve kulturore.
Shkodra dhe shkodranët pa kulturë skanë jetë, ndaj organizimi i këtij koncerti pati impakt të mirë për optimizëm dhe kurajo ne këtë situatë kaotike.
Falë bashkëpunimit dhe afrimitetit shoqëror që kam me të madhin Bujar Qamili e kam ndjekur prej kohësh këmba-këmbës në koncertet e tij recitale dhe e them me bindje se emocionet e mëdha të kësaj nate do mbeten të veçanta e të paharruara për të gjithë ne të pranishmit e në veçanti për Bujarin, çka u vu re tek emocionet e zërit të tij tek fjala përshëndetse, kur foli mbi të veçantat e këtij koncerti si kurrë më parë pa spektator në shesh dhe nevojës që artisti ka për spektatorin e tij.
Mardhënie më shumë se shpirtërore pa të cilën artisti nuk do kishte kurrë jetë. Situatë kjo e menaxhuar me mjeshtri nga Bepin Kolvata, i cili jo vetëm si bashkëpuntor, por edhe si prezantues, me thjeshtësinë që e karakterizon dhe oratorinë e një gazetari të mrekullueshëm, arriti ta kthej këtë koncert në një spektakël të vërtetë, duke bërë që sheshi “Zogu i Parë” në Parrucë të provonte emocione të mëdha, duke demostruar njëkohësisht edhe qytetari të lartë në respekt të rregullores mbi kohën e liridaljes të përcaktuar nga qeveria, çka u vu në dukje edhe nga prezantuesi Bepin Kolvata.
Në koncertin recital të këngëtarit Bujar Qamili ishte përzgjedhur një buqetë këngësh qytetare shkodrane që fare mirë mund të quhen edhe më të suksesshmet, të cilat janë bërë hite apo dhe shoqërueset e sofrave dhe gëzimeve për qytetarët e Shkodrës, ndër të cilat, disa të bashkëpunimit tim me Bujarin, çka më emocionoi akoma më shumë.
U desh kjo përvojë jete për të na dhënë të kuptojmë sa të varur jemi nga njëri-tjetri dhe sa shumë dashuri mund të marrim dhe japim falë shpirtit solidar që na karakterizon ne shqiptarëve.
Nga suksesi i këtij bashkëpunimi, kultura shkodrane triumfoi edhe njëherë fort, duke demostruar me seriozitet dhe besim vlerat e saj kulturore edhe në kushtet e cungimit të lirisë apo frikës së pandemisë.
Ishte madhështore kur i madhi Bujar Qamili zbriti nga skena për tu afruar akoma më afër pallateve të larta që harkojnë si kurorë në sheshin e Parrucës për të qenë sa më afër atyre banorëve, spektatorë të privilegjuar, të cilët e ndiqnin koncertin nga dritaret, ballkonet, e deri edhe mbi çatitë e pallateve përreth, të cilët këndonin, duartrokisnin dhe shoqëronin këngëtarin me këngë e fishkëllima, deri edhe me valle apo valvitje të flamurit tonë kombëtar.
Jehona që shpërndante dhe amplifikonte fonia çonin peshë pallatet, sa kur këndonte poshtë tyre këngëetari Bujar Qamili, të krijonte ndjesinë e serenatave pranverore të djalërisë, tek i shpreh ndjenjat e zemrës vajzës së bukur shkodrane, aq sa ta kishte zili edhe Rozafa e Legjendës, e cila prej shekujsh qëndron madhështore mbi kala.
Falë jehonës së medjas dhe lidhjeve online të rrjeteve sociale ky koncert pati një shikueshmëri prej mijëra e mijëra spektatorësh virtual, të cilët e ndiqnin me emocion të shtuar në valët e TV1 Chennel dhe faqen e tij zyrtare fb, si dhe në shpërndarjet e shumta të bëra sherë nga gazetar dhe punonjës të këtij televizioni, apo artëdashës shkodranë ku me mijëra kanë qenë edhe komentet ndër të cilat dominonte “TE KËNDOFTË ZEMRA BUJAR QAMILI” dhe SUKSESE NË BASHKËPUNIME TË TJERA” ku vlen të veçoj faktin se “Mjeshtri i Madh” Bujar Qamili premtoi për spektatorët e tij një tjetër koncert madhështor në stadium, premtim ky i bërë gjatë koncertit.
Në komentet e shumta të cilat vinin nga çdo skaj i botës veç emocionit që të jepnin, të veshnin me krenari për privilegjin që jetojmë akoma në Shqipëri. Sa mallë e freski kishte shpërndarë ky koncert në familjet shqiptare anë e mbanë botës, të cilat ashtu si ne gjenden në kushtet e ngujimit dhe luftës me pandeminë.
Kjo bëri që ky koncert të shpërndahet akoma më shumë e të vlersohet si kurrë më parë. Jehona e këtij koncerti nuk mund të kalonte pa marrë edhe vëmendjen e televizioneve lokale e kombëtare, deri edhe të institucioneve shtetërore, ku vlen të veçohet një status i Presidentit Meta në faqen e tij fb, të shoqëruar me një vidjo të realizuar gjatë koncertit.
E them me bindje se meritat për këtë koncert madhështorë, për kohën në të cilën u realizua, i ka i gjithë grupi i bashkëpuntorëve duke filluar me drejtorin e TV1 Channel z. Edmond Ndou, i cili së bashku me gazetarin Bepin Kolvata vunë në levizje gjithë stafin e TV1 Channel, duke siguruar edhe bashkëpunimin dhe mirkuptimin me forcat e rendit, të cilët kanë qenë të pranishem deri në fund të koncertit.
Në emër të artëdashësve shkodranë e shqiptar ju shpreh mirënjohje të veçantë TV1 Channel dhe ju uroj bashkëpunime të tjera edhe më të suksesshme me të madhin Bujar Qamili “Mjeshtër i Madh” i këngës së bukur qytetare shkodrane.
Prill 2020

Bukur zotni Ramazan, por si nuk bane nje thirrje , RRINI NE SHTEPI.
Kjo eshte me e rendesishme per situaten ne Shkoder.
Bujarin , zemren tone, do e degjojme me deshire ne cdo ambjent.
Rendesi ka te dalim pa pasoja nga kjo pandemi. E Shkodra eshte e rrezikuar, per fat te keq.
Kurre nuk kam mbrit me zbulu se ku fshihet kjo kultura e ketyre shkodrianeve. Ky kllouni kopjoi Andrea Boticellin e madh. qe kendoi ne sheshin e DUOMO[s ne MILANO.
Shkodrianet vegjetojne si qypa qe bejne shume zhurme kur i godet ASGJA MA SHUME NUK JANE!!!
Nuk kam asnje problem me fansat e Ahmet Zogut por pompoziteti ne dy bulevardet ne Shkoder e Tirane.
me emrin Zogu i Pare me krijojne gazra dhe te vjella
.
Kam pas nje fare respekti per shkodranet por kur pashe parakalimin e arkivolit te te ndjerit Gezim Kruja me nje cope lecke te shkruar arabisht mu erren syte..
.
Edhe ky Bujar Qamili me shume duket si boshnjak myslyman se shqiptar
Turp per popullin e Shkodres !
Po ckeni ore qe sju ben Zemra te falenderoni Bujar Qamilin sebashku me Bepin Kolvata dhe
Ramazan Çeka qe gezushem u thye nje dite karantine
Çkeni o te uruar qe si lini njerezit te gezojne e te festojne ne dite te veshtira si keto te Covid19
per komentuesin “lana”
eshte e vertete per disa kilogram gezim qe na dha Qamili por mos harro tonelatat e ndyresise qe tregoi AJO LECKA ME GERMA ARABE ne arkmortin e te madhit Gezim Kruja..
Jo vetem kaq por dhe shkodrania Bledina Dibra pikerisht ne Sarajet e Skenderbeut e pshurri heroin kombetar
.
Ajo menxyre qe ndodhi ne 15 maj 2015 ja kaloi dhe invazionit te Janullatosit ne gusht 1992 ne nje kohe qe Kanibalin Biberoshoviq I kishin dhene Viagra makartiste-fashiste dhe po hante te gjalle koleget e tij Kamunista..ai (janulla) rrembeu Autoqefaline e Nolit te Madherishem.
Lexo me kujdes te lutem..
Pikerisht ne kalane e Prezes te Gjergj KASTRIOTIT sulltani Erdogan jo vetem qe ngriti Xhamine me ndihmen (parate e shtetit turk) por kjo shkodrania ketu poshte na I beri PRESIDENTIN TONE dhe bente thirje per xhihad…
Ja ndiqe dhe reflekto !!
.
Blendina Dibra quhet 16¬-vjeçarja që gjatë ceremonisë së përurimit të Xhamisë në Prezë, përloti Presidentin turk Erdogan
Ka shkaktuar shumë bujë poezia që një vajzë recitoi para ciftit Erdogan në Kalanë e Prezës.
Poezia është një thirrje patetike për xhihad dhe e vendosur në kontekstin shqiptar është një retorikë për luftë fetare.
Njohës të historisë së Erdoganit thonë se ai është arrestuar nga policia turke si islamist pikërisht se ka recituar dikur këtë poezi, ndaj dhe është prekur nga inskenimi i Prezës.
Eksportimi i problemeve emocionale politike dhe personale të presidentit të Turqisë në Shqipëri, është mirë të shmangen
Por meqë jo gjithcka është në dorë tonë, së paku ndaj tyre të mbahet qëndrim.
Kjo poezi është e mjaftueshme për të kuptuar se është e tepërt të bëjmë dhurata të tilla në raste vizitash.
Vjersha është qartëisht nxitje e urrjetjes fetare dhe dikush duhet të përgjigjet kur shkelet Kushtetuta.
Lexojeni:
Ej krenaria e botes islame, presidenti yne , prijesi yne Rexhep Taip Erdogan.
“Minaret tona mos i ler pa ezan o Allah
Ose thirrni ketu ata qe bejne mjalte
Ose mos na ler pa zgjojte e bleteve
Ketu jane pa ze minaret
Vendin qe eshte bere mysliman, mos e ler pa mysliman o allah
Ketu trupi eshte pa dashuri o Allah
Na jep fuqi, mos e ler pa luftetar sheshin e xhihadit o allah
Vitet qe presin heronjte, mos i ler pa heroj o allahu im
Te dime te dalim kunder armiqeve
Neve mos na ler pa shpirt o allahu in
Ose ndaje vendin e mbetur pa kerrkend, ose mos na ler pa coban o allahu im
Ti mos na ler neve pa ty, pa uje e pa ajer o allahu im
Vendin qe eshte pjekur me myslimane, mos e ler pa myslimane o allahu im”
.
………
..
oj shame! Shqiptaret jane popull pordhac,popull pa dinjitet,popull qe rron per buje.
Kjo vajza ka dash te beje buje,pikerisht te mjeli lotet e Sulltanit te Turqise.
Keto kane recituar para Jakomonit,para Viktor Emanuelit,para Ambasadorit Jugosllav,para enver hoxhes,para Hrushovuit,Papes,Bushit,.
Mos harroj edhe viziten e sulltan Abdyl Mexhidit ne Kosove ne 1910.
Te gjithe jane emocionuar nga shqiptaret.
demo ..jeni i shquar per saktesi historike por gaboni.
.
Ne pergjithesi ne shqiptaret jemi sulmuar barbarisht nga armiqte e kohes por te keqen e kemi patur te besimi I tepruar ndaj miqve..
.
ne turqi sulltani abdylhamiti II ka sunduar nga 1876 deri ne 1909 kurse sulltan Reshati ka sunduar nga 1909 deri ne 1918
.
Ndoshta ju e keni fjalen per viziten e Sulltan Reshatit ne 1911 ne Kosove qe u prit si rralle here edhe nga serbet e Kosoves:
Në pranverën e vitit 1910 qeveria osmane e kishte shpallur shtetrrethimin dhe i kishte ndërmarrë të gjitha masat për ta organizuar një operacion të fuqishëm ushtarak në Kosovë dhe për të shuar kryengritjet e shqiptarëve. Mirëpo, pavarësisht se xhonturqit arritën t’i shuanin këto kryengritje, gjendja në terren ishte mjaft e ndjerë dhe marrëdhëniet e shqiptarëve me xhonturqit kishin arritur në pikën më të ulët.
Në këtë mes më fituese dilte të ishte Serbia, sepse kjo gjendje më së shumti i konvenonte qëllimeve të saj ekspansioniste në dëm të shqiptarëve.
Dhe, meqë Serbia ishte orientuar plotësisht dhe aktivisht kundër shqiptarëve, ajo ishte treguar mjaftë e matur ndaj Perandorisë Osmane, madje deri në atë masë, saqë i dha edhe ndihmë të drejtpërdrejtë regjimit xhonturk dhe ekspeditave ndëshkuese të Turgut Pashës kundër kryengritësve shqiptarë më 1910.
Kjo politikë dyfytyrëshe e Serbisë ndaj Perandorie Osmane, së cilës synonte t’i shkëpuste një pjesë, pra të trevave shqiptare, kuptohet edhe nga pritja që serbët e Kosovës i bënë sulltan Mehmet Reshatit, i cili në qershor 1911, në kuadër të vizitës së tij në Rumeli dhe për të riparuar marrëdhëniet me shqiptarët, vizitoi edhe Vilajetin e Kosovës, ku te Tyrbja e Sulltan Muratit në Fushë Kosovë do të falë edhe namazin e xhumasë,
..
Sidoqofte ne shqiptareve na falen gabimet me turqit per 5 shekuj etj etj..por invazioni myslyman & arab dhe ai I Janullatosit pas 1992-it nuk na falen..biles as brezat nuk do na I falin…sidomos poshtrime te tilla si
LECKA JESHILE
ME GERMA ARABE
NE ARKMORITIN E TE MADHIT
GEZIM KRUJA .
.ishte dhe eshte nje mallkim sidomos reagimi I shoqerise civile dhe ketyre intelektualeve shkodrane…qe jane shplare nga trute totalisht
.
Myslymanizimi-arabizimi ( pa harruar dhe janullatizimin) pas 1992-it jane mijra here me te rrezikshem se koronavirusi…epidemia e korones do vije koha qe te zhduket kurse arabet myslymat dhe janullat aty do ti keni per jete…
Me duket se poqa ne nje rrodhe.
Nuk ishte qellimi im per te gjetur emrin e sulltanit dhe per te bere historine e sulltaneve,mund ta kisha lene edhe pa emer.
Me duket se poqa ne nje rrodhe per te tjerre lesh,moj Shane!
Po turqit dhe turqine nuk i kemi armiq por miqte me te mir.Po nuk me besuat pyesni Ramen,ai vete e dklaroi qe edhe po s’na ndihmoi Europa kemi Turqine.
”shame” i vogel qenke po ….t ke ngrene shume te madh o pederi i papes, ske faj se drejtohesh nga dy ”shqiptar”puro angelo masafra e dashura e tij george frendo. zagar i ndyte.
hola mucacos ( nuk e kam edukate te shaj te tjeret)
.
kerkoj falje qe pas kolonelit janullatos
…pas ketyre myslymave qe i kthejne bythen gjergj kastriotit
kam harruar dhe masafren me fredon qe i kane kthyer objektet e kultit ne oaze qejfi…nuk harroj dhe baba mondin e teqese qe ja yshte te temen demos qe paska harruar emrat e sulltaneve te kohes pordhes..
mos me keqkuptoni..respekt per cdo njeri a sekt ne planet qe beson ne fene qe ka zgjedhur..
.
Por jo per Shqiperine sidomos pas 1992-it per probleme qe i kam shtruar me lart..
.
Idhulli im
eshte Vaso Pashë Shkodrani
qe ka shkruar me GERMA TE ARTA kur ishim akoma nen sundimin turk
.
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t’ambel askush s’ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s’te ka mbetun as em’n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t’zeze.
Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:” jam turk”, tjetri:”latin”
Do thone: ” Jam grek”, “shkje”-disa tjere,
Por jemi vllazen t’gjith more t’mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
.
Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n’nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
.
Komentuesi Shame.. Shame më të lumtë ajo mëndie, -komanduar atë dorë,sjellë ato vargje MONUMENT, të të RRALIT shqiptar,-Vaso Pash Shkodrani-PURO-Shqiptar -.BAROMETËR i Shqiptarizmit.
Ditët NJËMIJË o Shqiptar i vertete sa shkruan!
Dhimbia e madhe POPULL- D.