“Dhuro, gjej, lexo”, për tetorin e librit

Edona Llukacaj

Muaji tetor është pagëzuar si muaji i librit. Nën moton “Lexo shqip!”, ministria e Kulturës nis një fushatë për leximin, të quajtur “Dhuro, gjej, lexo”, që synon të nxisë drejt leximit, brezin e ri.

Është një ide e thjeshtë dhe sfiduese, që konsiston në lënien e një libri të dashur në një ambient publik, në stol, urban, stacion, kafene etj., në të cilin shkruani një shënim për këdo që e gjen.

Kjo nismë do zhvillohet përmes një sfide në rrjetet sociale, ku secili që lë librin e tij të preferuar diku, bën një foto ose video dhe e poston në faqen e tij.

Edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti përmes një video i ka ftuar të gjithë të jenë pjesë e kësaj nisme, duke nominuar tre persona të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë si ju. Pra nëse gjejnë një libër, të lënë një tjetër diku, dhe të ndajnë foton për të nxitur leximin e librave. /atsh

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *