Kjo ditë, fillimisht nisi të festohej në Evropë, në Britaninë e Madhe, e më pas u adoptua nga e gjithë bota.
Qëllimi i ditës se puthjes është rikthimi i vëmendjes, se paku një herë në vit, të puthjes me ndjenjë, përvojën e një eksperience të bukur për partneret dhe mbi të gjitha puthjen publike për me fanatiket.
Sipas të dhënave më të fundit, 90% e femrave i mbyllin sytë gjatë puthjes ndërsa tek meshkujt vetëm 1/3 e tyre.
2/3 e njerëzve gjate këtij procesi e përkulin kokën nga e djathta.
Gjatë puthjes vihen në punë 36 muskuj të fytyrës.
Në trupin e njeriut gjatë procesit të puthjes, ka një rritje të presionit të gjakut dhe pulsit si dhe temperaturës.
Vetëm një puthje e lehtë djeg më shumë se 2 kalori në sekondë, kjo është më mirë sesa të bësh palestër.
Puthja që në mëngjes ndikon shumë në psikologjinë e njerëzve, duke i bërë ata më të buzëqeshur e më të lumtur.
Por dita ndërkombëtare e puthjes nuk festohet në të gjithë boten njësoj, madje në disa vende ajo konsiderohet absurde.
Franca rezulton si një nga vendet që puthen më shumë në publik.
E kundërta ndodh në Rusi, ku puthja në publik është rreptësisht e ndaluar.
E njëjta gjë ndodh edhe në Korenë e Veriut, ku puthja në publik nuk konsiderohet normale dhe nuk shfaq asnjë lloj ndjenje.
Në Winskonsin në ShBA është e ndaluar me vendim senati ndërsa në Miçigan, sipas traditës çdo burrë duhet ta puthë gruan e tij të paktën ditën e diel. Sa i përket Evropës, dita e puthjes festohet masivisht prej vitesh.
Dhjetëra e qindra çifte dalin në rrugë duke u puthur, madje zhvillojnë edhe gara për puthjen më të gjatë.(lajmi.net)







