Di Maria: Reali më kërkoi të mos luaja finalen e Kupës së Botës

redaktor

Angel Di Maria nuk u vonua shumë për t’i kthyer një përgjigje presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez. Pasi numri 1 i “Los Blancos” u shpreh se kampionët e Europës i ofruan mesfushorit argjentinas një kontratë të re me një pagë të majme dhe se vetëm Kristiano Ronaldo do të përfitonte më shumë se ai, por Di Maria preferoi largimin, erdhi edhe kundërpërgjigjja e 26-vjeçarit, që normalisht nuk ndan të njëjtën ide me Perez: “Dëgjova deklaratat e zotit Perez dhe nuk më pëlqyen aspak pasi nga ato që ai thotë asgjë nuk është e vërtetë. Unë kurrë nuk kam thënë se dëshiroja të largohesha nga Reali i Madridit. Gjatë Botërorit mendova vetëm për kompeticionin dhe as që më shkonte në mend diçka tjetër. Le të thonë çfarë të duan, por unë dua t’ju siguroj juve se ishte klubi i Realit që kërkoi largimin tim. Besoj se 75 milionë eurot që përfituan nga shitja ime i shkonin përshtat ekonomisë së Los Blancos”. I sigurt është fakti se tashmë mes drejtuesve të Realit dhe Angel Di Marias ka nisur një luftë e hapur, madje lojtari i Mançester Junaitid në intervistën e tij theksoi se klubi madrilen i kërkoi atij të mos luante në finalen e Kupës së Botës: “Ditën e finales së Botërorit rreth orës 11:00 mua më erdhi një letër nga klubi i Realit, ku më kërkohej të mos luaja në atë ndeshje. Edhe pse e injorova atë fati e deshi që unë të mos rikuperohesha në kohë për sfidën me Gjermaninë. Gjithsesi në këtë letër të “Los Blancos” kuptohet qartë vendimi i klubit për të shitur. Frika e tyre ishte se nëse luaja unë mund të pësoja një tjetër dëmtim dhe në këtë mënyrë ata nuk do të gjenin dot një blerës për mua”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *