Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një deklaratë, citoi raportimet e sotme në media për skandalin DIA-CEZ dhe u shpreh se faktet shfrynë edhe këtë herë aluzat e PD.
“Por kjo që po ndodh tregon jo vetëm sa qesharake është bërë PD, por edhe se sa shumë probleme ka brenda vetes ajo parti në luftën mes klaneve të vjetër dhe të rinj brenda saj”- tha Vasili.
“Personat e përmendur në raport janë të gjithë persona të afërt me ish-kryeministrin Sali Berisha, Meta s’ka pasur asnjë lidhje me këtë. Berisha i njeh të gjithë ata, që Lulzim Basha gjithashtu i njeh më së miri, por duket se lufta e të rinjve dhe të vjetërve në PD është bërë e ashpër. Basha i bie pragut ‘Meta’ për të dëgjuar Berisha. Sa i përket vullnetit politik të LSI në atë kohë, KESH në atë kohë ka paditur ne gjykatat shqiptare tarifat e ulura nga ERE”, tha Vasili.
Vasili komentoi edhe raportin e OSBE/ODIHR lidhur me zgjedhjet e 21 qershorit, të cilin e vlerësoi si përgjithësisht pozitiv, por ftoi të gjitha partitë politike në vend që t’i futen punës për të përmirësuar më tej ato që nuk shkojnë në mënyrë që në përfundim të zgjedhjeve të ardhshme në 2017 të kemi një raport sa më pozitiv.
Sipas tij, LSI shpreh vullnetin për të përmirësuar këto standarde.

Fol e pirdh Petrit Vasili
Se per Liken je me i miri.
qelbesire e rilindur
mbaje pak gojen ,mbaje pak …gojen o ham ham
se ne preher te atij do uleni perseri ,
socialistet ta treguan ne Mallakaster ,Pogradec , Lezhe …shtoji vete ato te tjerat
u martuat pak me te ngjeshme dhe te duket vetja kurve e ndershme
po nqs arrini 2017 ,ti nuk rri dot me ne kete krah ,kaq e ka kuptuar Piktori
e kuptuat dhe vete juve ,po s’keni cfare te beni …e ngritet vete trekembshin
yyt PLEHRE !