Diagnostifikimi për 40 – 65 vjeçarët, përfitojnë 900 mijë qytetarë

anazapta

Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do t’i duhen 18 milion dollarë në vit për të mbuluar të gjitha kosot për paketën diagnostikuese nga mosha 40 në 65 vjeç. Në këtë program, me një kosto të tillë do të përfshihen 900 mijë qytetarë në të gjithë vendin.

Një nga nismat më të mëdha të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo paketë diagnostikuese do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve për të bërë një sërë analizash e ekzaminimesh falas, qofshin ata të siguruar apo të pasiguruar. Por si do të menaxhohet ky fond? Drejtori, Astrit Beci, sqaron mbulimin financiar për këtë program.

Drejtori i Përgjithshëm i fondit të sigurimeve shëndetësore thotë se institucioni që ai drejton nuk do të jetë vetëm financues, por edhe do të kryejë auditin, pra monitorim dhe kontrolle institucioneve shëndetësore ku do të bëhet ky diagnostikim.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *