Diagnoza e Mavrajt: Sulmi mendon shumë

anazapta

Kapiteni Furthit gjen shkakun e mosshënimit të golave në derbi

 

Greuther Furth dominoi në derbin bavarez kundër Nyrenbergut, megjithatë u detyrua të dilte nga fusha me një barazim pa gola. Kapiteni Mërgim Mavraj është shprehur i pakënaqur nga rastet e humbura të skuadrës së tij dhe është shprehur se sulmuesit duhet të mendojnë më pak para portës. “Kur hyj në stadium, mendjen e lë në shtëpi”, tha mbrojtësi i kombëtares kuqezi pas takimit me Nyrenbergun. “I kishim të gjitha mundësitë për ta fituar derbin”. Nga ana tjetër, kapiteni ka dalë kundër rrymës së atyre që qajnë largimin e sulmuesit të sezonit të kaluar, Olivier Occean, te Eintracht Frankfurt. “Occean ka shënuar 90 për qind të golave me portën bosh”, tha Mavraj, duke minimizuar 17 golat e kanadezit, si dhe nëntë asiste për shokët e skuadrës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *