Dialektet e shqipes, dëshmi e autoktonisë së shqiptarëve

Dita

Bahri Beci

Siç dihet, shqipja dialektore ndahet në dy krahina dialektore ose dialekte, krahina dialektore  e veriut ose gegërishtja dhe krahina dialektore e jugut ose toskërishtja. Si kufi ndarës i tyre përafërsisht shërben lumi i Shkumbinit.

Lidhur me kohën e formimit të dy dialekteve të shqipes janë shfaqur mendime të ndryshme.

Z. G. Hahn është i pari dhe i vetmi që ndarjen e sotme dialektore në gegërishte dhe toskërishte e shpinte në rrethanat e kohës antike duke e vënë në lidhje me ilirishten dhe epirotishten.

Sipas tij, në zonën poshtë Shkumbinit deri në gjirin e Ambrakisë kanë banuar fise epirote etnikisht të një trungu me ilirët, çka mund të ketë shërbyer si pikënisje për formimin e dy dialekteve të shqipes.

“Në qoftë se ilirët dhe epirotët, shkruante Hahni, flasin dialekte shumë të vjetra të ndryshme të së njëjtës gjuhë, në qoftë se kufiri i ndarjes së tyre bie atje ku e vë Straboni kufirin midis epirotëve dhe ilirëve, në qoftë se epirotët nuk ishin helenë, a nuk është këtu tepër e mundshme që edhe në kohët e lashta të ishte po kështu, ashtu siç është tani dhe që epirotët të bënin pjesë në fiset ilire ».

Konkluzioni në të cilin arrinte Hahni ishte që « Shkumbini i ndan sot gegët dhe toskët sikundër që ka ndarë që moti stërgjyshërit e tyre ilirët dhe epirotët që kishin afrim gjaku… ».

Studiuesit e tjerë pas J. G Hahnit, albanologë të huaj dhe shqiptarë, si G. Meyer, N. Jokli, K. Taliavini,  E. Çabej, V. Polak, A. V. Desnickaja, J. Gjinari kanë mbrojtur pikëpamjen se dy dialektet e shqipes janë relativisht të reja.

          Në  tekstin e dialektologjisë shqiptare, ndër të tjera, është shkruar  « ndarja dialektore e gjuhës shqipe dhe ndarja krahinore e popullit tonë morën formën që kanë sot aty nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX (…). Në këtë kohë erdhën e u dalluan dy ndarje të mëdha krahi­nore, Toskëria në jug dhe Gegëria në veri … . Nga pikëpamja gjuhësore në këto dy zona dalloheshin dy ndarje të mëdha dialektore: gegërishtja në veri dhe toskërishtja në jug (…) ”.

Në dallim nga autorët e mësipërm ne, më 1974, në pajtim me J. G. Hahn,  kemi pranuar se ndarja dialektore e shqipes në dy dialekte, gegërishtja në veri dhe toskërishtja në jug, është e vjetër.

Nga jemi nisur që kemi insistuar për vjetërsinë e formimit të dy dialekteve të shqipes?

Fillimisht ne kemi veçuar a përcaktuar tiparet dalluese kryesore me vlerë absolute për veçimin e dy dialekteve të shqipes që, sipas nesh, janë: prania e zanoreve hundore në gegërishte dhe mungesa e tyre në toskërishte; prania e zanores së theksuar ë në toskërishte dhe mungesa e saj në gegërishte; kalimi i n-së ndërzanore në r në toskërishte (rotacizmi në toskërishte); prania në fillim të disa fjalë e grupit tingëllor vo– në gegërishte, kurse në toskërishte të grupit tingullor va-; prania e paskajores së tipit me punue në gegërishte dhe mungesa e saj në toskërishte.

Nga studiuesit e derisotëm janë sjellë të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar që tiparet kryesore dalluese me vlerë absolute për veçimin e dy dialekteve të shqipes të pranuara më sipër prej nesh, janë përftuar para huazimeve sllave në shqipen,  nga fundi  periudhës antike (shekujt IV-VI) ose në Mesjetën e hershme (shekujt VI-VIII).

Pyetja që shtrohet është se  kur këto tipare dalluese të dy dialekteve të shqipes kanë fituar shtrirjen me të cilën na paraqiten sot, pra, deri në afërsi të Shkumbinit?

Duke pasur parasysh ligjin e gjeografisë gjuhësore sipas të cilit « afria kronologjike pasqyrohet me anë të afrisë gjeografike », kemi pohuar që tiparet dalluese të dy dialekteve të shqipes të sjella më sipër, të cilat përkojnë edhe kronologjikisht (janë përftuar para huazimeve sllave të shqipes) edhe gjeografikisht (shtrihen deri në afërsi të Shkumbinit) duhet edhe të jenë përhapur pak a shumë në të njëjtën kohë.

Duke pasur parasysh rrethanat historike të vendit tonë duhet pranuar që këto tipare (të përftuara para huazimeve sllave në shqipen) nuk mund të fitonin shtrirjen që kanë sot (deri në afërsi të Shkumbinit) as në periudhën e mbretërive bullgare e serbe (shek. IX-XII), as në periudhën e formimit të shtetit të Arbërit (shek. XII-XIII), po as edhe në shekujt e mëvonshëm, në kushtet e sistemit feudal ushtarak turk, kur dihet që gjatë këtyre shekujve nuk ka pasur një ndarje politike, kulturore e administrative të qëndrueshme që të favorizonte shtrirjen e këtyre tipareve deri në afërsi të Shkumbinit.

Shtrirja e tyre në kufijtë e sotëm duhet të jetë më e vjetër dhe duhet të lidhet me kushtet politike, ekonomike dhe kulturore të vendit tonë para pushtimit sllav, pra, në Mesjetën e hershme (shek. VI-VIII) ose në antikitetin e vonë (IV-VI).

Po cilat janë shkaqet e formimit të dy dialekteve të shqipes?

Disa studiues të huaj e kanë shpjeguar formimin e dy dialekteve të shqipes me ndikimin e gjuhëve të tjera ballkanike.

   Kështu p. sh., J. Erdeljanoviç ka shkruar se « zhvillimi etnik i shqiptarëve në të kaluarën ka qenë bërë mbi një bazë etnike krejt të ndryshme në veri tek gegët në krahasim me toskët në jug ».

Edhe V. Polak, formimin e dy dialekteve të shqipes e ka shpjeguar me ndikimin e serbokroatishtes në veri dhe të bullgarishtes në jug. Ndër të tjera ai ka shkruar se “dukuri të tilla si përdorimi i paskajores në gegërishte, dallimi fonetik geg. ã tosk. ë (për këtë flet me rezervë), dallimet në gjatësinë e zanoreve në gegërishte (ai mendon se kemi të bëjmë me dallime në vijën melodike të zanoreve), rotacizmi etj. janë rezultat i ndikimit të dyfishtë sllav, të serbokroatishtes në veridhe të bullgarishtes ose bullgaro‑maqedonishtes në jug”.

Po edhe të tjerë, para dhe pas tij, janë përpjekur ta shpjegojnë ndonjërin nga tiparet e dalluese të dy dialekteve të shqipes me ndikimin e gjuhëve të tjera.

Ne mendojmë se, para se të vështrohen lidhjet e jashtme (pra ato me gjuhët e tjera ballkanike) të tipareve dalluese të dy dialekteve të shqipes, është e domosdoshme të vështrohen më parë lidhjet e brendshme të tyre. Ato janë të tilla që ndihmojnë edhe në ndriçimin e lidhjeve të tyre të jashtme.

Dukuri të tilla si rotacizmi, mungesa e hundorësisë dhe alternimiã/ë në toskërishte, është provuar se kanë lidhje varësie e kronologjie.

Po kështu rotacizmi, mungesa e fonemave zanore hundore, prania e fonemës së theksuar ë (< ã), prania e grupit të tingujve va – në fillim të disa fjalëve,  mungesa e infinitivit të tipit me me në toskërishte,për shkak të shtrirjes së tyre territoriale të njëjtë, duhet edhe të jenë përhapur afërsisht në të njëjtën kohë.

E në qoftë se pranojmë që rotacizmi është i periudhës parasllave, atëherë duhet të pranojmë që edhe fenomenet e tjera (kalimii ã > ë,i vo >va, zhdukja e infinitivit) me të njëjtën shtrirje territoriale janë pak a shumë të kësaj periudhe, gjë që do të thotë që edhe, ndarja e shqipes në dy dialekte është e kësaj periudhe (pra, para shekullit VII).

Pra, lidhjet e brendshme të dukurive dialektore të shqipes  dëshmojnë se para depërtimeve sllave në shekullin VII-të në territorin e Shqipërisë së Jugut ka pasur lidhje politike, ekonomike dhe kulturore që janë bërë shkak i zhvillimeve dialektore të toskërishtes, çka e përjashton mundësinë e ndikimit të gjuhëve të tjera.

Po lidhjet e jashtme me gjuhët fqinje ballkanike çfarë tregojnë?

Së pari, disa nga këto dukuri tëtoskërishtes si: fonema zanore e theksuar /ë /, rotacizmi, kalimi ivo-së në va nuk ndeshen në greqishte, çka e përjashton edhe mundësinë e ndikimit të greqishtes në këto zhvillime të toskërishtes.                    Së dyti, këto dukuri, në tërësinë e tyre, nuk gjenden as në maqedonishte, as në bullgarishte. Por, edhe kur ekziston ndonjëra prej tyre siç është për shembull prania e zanoresëtë theksuar në maqedonishte dhe bullgarishte, ajo është shumë më e re në kohë se ë‑ja e theksuar e toskërishtes (është zhvilluar në këto gjuhë në periudhën ndërmjet shek. XII‑XIII).

Po kështu edhe humbja e hundorësisë në maqedonishte e bullgarishte është një dukuri relativisht e re (hundorësia ka filluar të zhduket në maqedonishte në shek. XII, kurse në bullgarishte në shek. XIII). Rotacizmi nuk shfaqet fare në këto gjuhë.

Kështu që përjashtohet edhe mundësia e ndikimit të bullgarishtes e maqedonishtes në këto zhvillime të shqipes dialektore.

Lidhjet me rumanishten nuk mund të përjashtohen a priori. Janë të përbashkëta për shqipen jugore (toskërishten) dhe rumanishten  ose dialektet e saj mungesa e kundërvënies sipas hundorësisë dhe gjatësisë, prania e fonemës zanore të theksuar /ë/, rotacizmi, kalimi ivo-së në va– (në rumanisht oa), si edhe zëvendësimi i paskajores me lidhoren. Këto dukuri në toskërishte dhe rumanishte janë të hershme.

Disa studiues, sidomos rumunë, duke u nisur nga izoglosat e përbashkëta shqiptaro-rumune, ndër të cilat edhe dukuria e rotacizmit në toskërishte dhe në dialektet veriore rumune, e zhvendosin vendbanimin e toskëve në  territorin e Dakisë, në pjesën perëndimore të saj.

Po studiuesit që janë marrë më konkretisht me këtë problematikë, kam parasysh studiues si P. Skok, H. Bariç dhe A. I. Balota, kanë pranuar se këto dukuri janë ndikime të shqipes mbi rumanishten.

Këtu do të veçoja ato që ka shkruar Kr. Sandfeld. Sipas tij « të gjitha këto lidhje midis shqipes dhe rumanishtes nuk mund të jenë rezultat i rastësisë », « shumica e gjuhëtarëve të huaj, vazhdon ai, kanë shikuar në raportet e ngushta të shqipes e rumanishtes miratimin e faktit që … kombësia rumune është zhvilluar në shekujt e parë të erës sonë, në jug të Danubit, në kontakt intim me shqiptarët dhe shtrirja e sotme e rumunëve i dedikohet një imigracioni të mëvonshëm …

Me vjetërsinë dhe shtrirjen që paraqesin dukuritë dialektore të toskërishtes nuk mund të kenë lindur e të jenë konsoliduar si të tilla në një territor tjetër e pastaj të jenë bartur së bashku me popullin në territorin e sotëm. Kështu që duhet pranuar që dy dialektet e shqipes gegërishtja në veri dhe toskërishtja në jug janë formuar në territoret e tyre të sotme, çka flet në mënyrë të padiskutueshme edhe për vjetërsinë e pranisë së shqiptarëve në këto territore të paktën që nga koha antike.

 

Share This Article
10 Comments
  • Ore Bahri, po pse bie ne kembet e Mustafa … . Nuk kthehet dot mbrapsh historia ilire ose Iliriada.
    Po Epiri? Prit kur ta nxjerrin Vietnamez.
    Gjithesesi.
    Nuk po permbyset dot Enver Hoxha me shoke e tij, qe jane te fresket fare, e jo me e tere historia e kalcifikuar e popullit shqiptar ne shekuj.
    Mos vraponi pas te marrit, se … te marre.
    Pastaj, sa i gjate diskutimi aq me shume para fiton Mustafa.

  • Te gjitha emrat e qyteteve te Lashta qe nga Epidamnos jo Durazzo, Emathia jo Mati, Agi Saranda jo Saranda, Buthrotos jo Butrint,
    Skurari jo Shkoder, Moskopolis jo
    Voskopoje, Kostandinopolis jo
    Kostandinopoje, Ilisus jo Lezhe etj
    kane jo vetem qyteterim Helene, por
    jane ndryshuar nga armiqte e ketij
    kombi Ilyre, Epirote, Maqedhone.
    Pyetja eshte shume e thjeshte.
    Po te ishin Ilyret apo Epirotet Shqipetare atehere pse I ndryshuan
    identitetin ketij vendi?
    Eshte vertetuar historikisht qe emrat ndrohen nga pushtuesit.
    Po te ishin Epirotet Shqipetare nuk do quanin nje qytet si Fieri por Apollonia,do perjetesonin Antigonene qytetin e emrit te gruas se Pirros se Epirit qe gjithe Bota dhe Historia Boterore eshte Helene.
    Mbret qe tjetri, luftoi nuk la ndonje dokument historik ne ndonje gjuge te huaj pervec Grekes, Gjuhes Gllosas se Perendive.

    • Pellazgos qenka shume I ditur.
      Mund te beni nje shkrim mbi kete teme ju lutem?
      Vini po mundet emrin tuaj.

    • ik o skerbythje se sle vend pa komentuar budalliqe kokrre injorantit, shikoji si kan ndryshuar vet ato qe ke listuar, jan po ato emra qe nga lashtesia. jo si ne ate heladhen tende qe emrat e qyteteve dhe fshatrave jnuk jane me as te perafert me antikitetin po jan per te gjith agio stefan apo kristos ( qe eshte nga koha pas krishtit pra nuk hyn ne antikitet fare.) te vetmet emra qytetesh qe keni nga antikiteti jane ato qe kan kuptim ne shqip jo ne greqishte.

  • Madje une do te shtoja eshe disa forma nendialektore qe sot i hasim te ruajtura ne te folura periferike,i kemi te dokumentuara tek Buzuku,cka do te thote qe kane qene forma gjuhesore mbarekombetare.E kam fjalen per grupet konsonantike kl dhe gl,qe ne rrjedhe te kohes u shnderruan ne Q dhe GJ.Sot vetem ne te foluren e Camerise thuhet- klumesht dhe- gluhe.E ndeshim tek Buzuku formen -gluhe per gjuhe.Eshte perdorur edhe ne krahinat e Korces dhe Leskovikut deri ne shek.XIX,sepse e ndeshim tek Rilindasit,Eshte fenomen i te folures se Dibres dhe Krajes ne veri te Shqiperise,por ne dy dokumenta te shek IV te eres sone(Rezervoj te drejten te mos i permend per arsye plagjature) e ndeshim kete forme.Prandaj Bahri Beci ka shume te drejte.

  • Zoti demo.
    Dhialekti i Cemerve si klau greqisht kleo,apo klumesht.
    Problemi eshte (este) se perpara Turqise te gjithe ishim Orthodoks me Fe,Emra dhe identitet Greke.
    Jetuam 750 vjet te njejtin pushtues Romen sa erdhi Kostandini i Madh dhe si Perandori i fundit i Saj vendosi gluhen (glosa) Greke duke hequr ate Laneten Latinen.Pse Greken?
    Perandore qe tjetri,bile dhe i Romes.
    Kjo tregon edhe nje here qe kiush shkoi ne rome sipas Omiros nga rrenimi i Troas (troja) ishte Greke dhe kur u vra Julios Qesarios ne Senate i bertisnin ne Greqisht dhe jo Latinisht,bile rreth nje muaji e gjysem kjo gazete kishte nje shkrim te ngjarjes se Iulios Qesaris.
    Cfare tregon kjo?
    Kuptimi i emrit te Iulios Qesaris eshte i Biri i Apollonit te DiellitIos tou Ilou.
    Kurse Arianos eshte To genos tou Aris d.m.th Greqisht popull i rraces se Perendise se Luftes Aris.
    Aleks-Andros eshte kuptim Greke Mbrojtes i Burrave,Babai i Tij Fil-Ipos Mik i Kalit,Thesalo-Niqi motra e Aleksandros Fitore e Thesalise etj.
    Po kujt i them une,mArin vesh Sulejmanet.

  • Shume i ceket ky artikull. Vete kufizimi i dialekteve ne gegerishte e toskerishte eshte gabim i rende. Dialektet dhe nendialektet e shqipes jane shume me teper dhe mjaft domethenes. Mbase eshte e drejte nga ana gramatikore te besh grupime te tipit gege e toske. Une dyshoj se eshte pak e ceket dhe minimizon vlerat e dialekteve apo nen-dialekteve shume te rendesishem te shqipes. Une e gjej te veshtire ti fus ne nje thes si gegerishte te foluren e Shkodres me ate te Dibres apo si toskerishte te folmen e Myzeqese, Camerise, Laberise, etj.

    Dikur kam patur rastin te shkelja ne fshatra ne ane te Vjoses ne afersi te Selenices se Vlores. Jam mahnitur nga bukuria, vecantia dhe ndryshimet dramatike te dialekteve qe fliteshin ne ate zone. Kishte perthyerje te habitshme te te folures myzeqare, labe, mallakastriote. Shprehje e tinguj te vecante qe nuk i kisha hasur ne vende te tjera. Ajo qe ishte me mahnitese ishin ndryshimet ne te folme nga fshati ne fshat ne distanca qe pershkoheshin ne pak ore ne kembe.
    Per mua prova me e forte qe ne shqiptaret jemi komb me rrenje te thella e jo thjesht nje grup gjuhesor i konglomeruar nga rrethanat historike e gjeografike, eshte shumellojshmeria e dialekteve dhe nendialekteve ne nje territor mjaft te kufizuar dhe me nje numer popullsie shume me te vogel se “superfuqite” linguistike te historise.

    Ne kushte te tjera historike, gjeografike e demografike shume nga dialektet mund te ishin zhvilluar edhe si gjuhe te vecanta te te njejtit trung.

    Idiocia komuniste e mos levrimit e mesimit ne shkolla te dialekteve ka bere dem te pallogaritshem. E sot nen efektin e masmedieve moderne ky dem po kthehet ne permanent.

    Ate qe s’na e beri ne mijra vjete agresioni gjuhesor e kulturor helen, latin, sllav e osman po ja bejme vetes e s’kemi kujt ti qahemi.

  • Pellasgos me lejo te bej nje sugjerim!Mire gjuhen e lashte arberore e urren,por te pakten meso greqisht! Pretendon se duhen ruajtur format e vjetra te emrave te lashte.Dakord.Ne lashtesi emri epirot i Sarandes se sotme ishte ONKEZMI.Ky emer u harrua pas ndertimit te manastirit te 40 shenjtoreve ne shek.VI te eres sone nga nje koloni cifutesh te krishtere qe emigruan aty.Venecianet,qe krijuan nje perandori tregtare ne mesjete ne bregdetin e Greqise dhe qytetet e Arberise,e quajten kete vend Santaquaranta per hir te manastirit.Pas tyre edhe greket e quajten Saranda penda dhe agjios Saranda..Atehere ashtu si mendon edhe ti,pse mos ta quajme Saranden me emrin e lashte ONKEZMI dhe ti fshijme gjithe keta emra te huaj italisane dhe greke?Emri i lashte pararomak i Shkodres,ku banonin fisi ilir i Labeateve eshte Skodra.Perse duhet sipas teje qe ne shqiptaret autoktone te perdorim emrin italian Scutari?Po Vllahce di o Pellasgos?

  • Pellasgos me lejo te bej nje sugjerim!Mire gjuhen e lashte arberore e urren,por te pakten meso greqisht! Pretendon se duhen ruajtur format e vjetra te emrave te lashte.Dakord.Ne lashtesi emri epirot i Sarandes se sotme ishte ONKEZMI.Ky emer u harrua pas ndertimit te manastirit te 40 shenjtoreve ne shek.VI te eres sone nga nje koloni cifutesh te krishtere qe emigruan aty.Venecianet,qe krijuan nje perandori tregtare ne mesjete ne bregdetin e Greqise dhe qytetet e Arberise,e quajten kete vend Santaquaranta per hir te manastirit.Pas tyre edhe greket e quajten Saranda penda dhe agjios Saranda..Atehere ashtu si mendon edhe ti,pse mos ta quajme Saranden me emrin e lashte ONKEZMI dhe ti fshijme gjithe keta emra te huaj italiane dhe greke?Emri i lashte pararomak i Shkodres,ku banonin fisi ilir i Labeateve eshte Skodra.Perse duhet sipas teje qe ne shqiptaret autoktone te perdorim emrin italian Scutari?Po Vllahce di o Pellasgos?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *