Dialog me terroristët!

Saimir Lleshi

Pasi fronte të tjera lufte janë hapur, “plaga” e Afganistanit synon të mbyllet!

Për këtë arsye, Pakistani, Afganistani, Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të diskutojnë midis tyre për të gjetur një zgjidhje për paqen në Afganistan.

Pjesë e dialogut sigurisht do të jenë edhe Talebanët, të cilët kanë shkaktuar jo pak viktima në dy dekadat e fundit, çka çoi në pushtimin amerikan të Afganistanit.

Ata janë konsideruar vazhdimisht si terroristë. Një zyrtar i lartë afgan ka deklaruar se Pakistani do ta prezantojë listën e kryengritësve talibanë që janë të gatshëm të bisedojnë me Kabulin, gjatë një takimi me përfaqësues të katër vendeve që synon ringjalljen e procesit të paqes.

Javid Faisal, zëdhënës i kryeshefit ekzekutiv të Afganistanit, Abdullah Abdullah, tha sot se lista që e posedon Pakistani, tregon qartë se cilët nga talibanët duan dhe cilët nuk duan bisedime me Kabulin, për t’i dhënë fund luftës 15 vjeçare.

Faisal tha njashtu se Pakistani është pajtuar që t’i jap fund mbështetjes financiare për luftëtarët talibanë, që janë të vendosur në qytete të Pakistanit dhe për t’i penguar kryengritësit që të rivendosen në Afganistan.

Marrëveshja, siç ka thënë ai, do të përfshijë “bashkëpunimin dypalësh për eliminimin e terrorizmit”. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *