Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që “nuk duhet të ketë vija të kuqe” lidhur me çështjet që mund të parashtrohen në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do ta zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve, ka rihapur debatet lidhur me qasjen që duhet ta ketë Kosova ndaj dialogut.
Njohësit e zhvillimeve politike në vend, thonë se etapa finale e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jetë delikate dhe komplekse, ndërkaq që çështjen e “vijave të kuqe” në dialog, e shohin nga kënde të ndryshme.
Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë që për shkak të kompleksitetit që do ta ketë finalja e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, faktorët ndërkombëtarë vendimmarrës, nuk kanë predispozita që të flasin për ‘vija të kuqe’, për shkak se ato do të pamundësonin dialogun dhe krijimin e një hapësire për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Në këtë kontekst, sipas tij, duhet parë edhe qëndrimin e SHBA-së për të mos pasur vija të kuqe në negociata.
“Nëse palët fillojnë të vendosin vija të kuqe, qoftë Kosova, Serbia apo përfaqësuesit e fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare, atëherë kjo do ta zvogëlonte hapësirën për një epilog, sepse do të ishte e pritshme që pozicionet të janë krejtësisht të kundërta. Pra, vijat e kuqe të Kosovës dhe vijat e kuqe të Serbisë nuk do të mund të puqeshin kurrë. Prandaj edhe çdo tentim për gjetjen e një zgjidhjeje do të ishte utopi”, thekson Muhaxhiri.
Ai ka shtuar se në rast se palët pranojnë të mos ketë vija të kuqe në negociata, kjo do ta mundësonte debatin, i cili, megjithatë, nuk nënkupton që zgjidhja e fundit do të jetë shumë e dëmshme për njërën prej palëve, por do të hapte rrugën për gjetjen e modelit që mund të jetë i pranueshëm për të gjitha palët që janë pjesë e dialogut.
Por, ndryshe mendon Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK). Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai shpreh mendimin që shqetësimi në Kosovë ekziston kryesisht për territorin e saj, duke theksuar se përfaqësuesit institucional, megjithatë çështjen e kufirit të vendit, duhet ta kenë “vijë të kuqe’ në negociata me Serbinë.
“Largimi apo mosekzistimi i disa parimeve negociuese është i rrezikshëm. Për përfundimin e këtyre negociatave. Ne, deri më tash, vetëm një qëndrim zyrtar e kemi pasur nga John Bolton, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit (të SHBA-së, Donald) Trump. Është i vetmi i cili ka thënë që ‘nëse palët pajtohen, për neve është pranueshme çdo zgjidhje’ dhe ka lënë të kuptohet që edhe ajo për të cilën flitet, ‘korrigjimi i kufirit’, do të ishte i akceptuar nëse palët pajtohen. Por që, pak a shumë, marrëveshja e tillë nuk shkon në përputhje me interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, vlerëson Kryeziu.
Analisti Muhaxhiri, shpreh mendimin që vënia e ‘vijave të kuqe’ në negociata, varet nga fuqia politike e faktorëve të përfshirë në proces.
Analisti Muhaxhiri, shpreh mendimin që vënia e ‘vijave të kuqe’ në negociata, varet nga fuqia politike e faktorëve të përfshirë në proces.
“Nëse faktorët ndërkombëtar, nëse vendimmarrësit vendosin që njëri ndër skenarët të jetë edhe ‘korrigjimi i kufirit’, atëherë ai, me shumë gjasë edhe do të jetë. Pra, Kosova nuk ka shumë fuqi që të imponoj skenar edhe zgjidhje. As Serbia nuk e ka këtë fuqi. Por, Kosova mund të bëj atë që të përfitojë maksimalisht nga çdo skenar që mund të vendoset në tavolinë prej fuqive të mëdha, të cilat e kanë ndikimin dominues në Ballkan dhe në përgjithësi në rajonin e Evropës Juglindore”, theksoi Muhaxhiri.
Por, Kryeziu vlerëson se Kosova po shkon drejt dialogut me spektrin politik të polarizuar. Sipas tij,kjo e bën atë të pafuqishme në kuadër të negociatave, pavarësisht që tashmë Kuvendi i Kosovës e ka miratuar një platformë për dialogun me Serbinë, por pa pjesën më të madhe të opozitës.
“Të gjitha partitë politike janë për dialog. Mirëpo, dialog në bazë të disa parimeve negociuese. Nuk mund të themi ne që vetëm të arrijmë marrëveshje, qoftë edhe nëse prekim në shtetësinë e Kosovës. Çështja e sovranitetit dhe integritetit territorial, siç e parasheh edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është bartur edhe në Platformë, por në qoftë se palët shkojnë me vullnet dhe pajtohen atje që të preket territori, atëherë më ajo më nuk ka të bëj me sovranitet dhe integritet”.
“Sovraniteti dhe integriteti, si parime të së drejtës ndërkombëtare, funksionojnë në momentin pala e tretë, në mënyrë të dhunshme ta cenon territorin. Por, jo në qoftë se ti me vullnet i thua ‘unë po pajtohem që ta jap një pjesë të territorit’”, shprehet Kryeziu.
Mundësinë e mosekzistimit të “vijave të kuqe” në negociata me Serbinë, me herët e kishte theksuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Më 28 qershor të vitit 2018, ai pati thënë se “nuk do të ketë vija të kuqe sikurse që kishte nga Grupi i Kontaktit në rastin e bisedimeve të Vjenës”.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Ekipi negociues në dialog me Serbinë dhe partitë opozitare janë shprehur kundër çdo negocimi që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, në kufijtë ekzistues.
Ditë më parë, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, u ka thënë medieve serbe që vendi i tij “nuk i tërheq ‘vijat e kuqe’, nuk përcakton se çfarë do të ndodhë, por në qoftë se ajo për të cilën do të pajtoheshin palët e stabilizon rajonin, atëherë me siguri që do ta ketë mbështetjen” amerikane. Ambasadori Scott ka theksuar se presin që palët të arrijnë vet marrëveshje nën ombrellën e Bashkimit Evropian.
Zyrtarët e SHBA-së kanë theksuar se presin që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse brenda vitit 2019, e cila, siç kanë thënë, do të përfundojë me njohje reciproke.
Siç kanë theksuar, SHBA-ja nuk është iniciatore e asnjë ideje për ndryshim të kufijve.
Megjithatë, sipas tyre, jo çdo marrëveshje do të ketë mbështetjen e SHBA-së, duke rikujtuar se sidomos shkëmbimi i territoreve si opsion, bart edhe pasoja politike, ekonomike, por edhe ato të sigurisë.
l.h/ dita

Serbia e humbi luften. Kosova u nda. Prandaj vija e kuqe e Kosoves eshte te njihet si fuqi fituese, pra si shtet ne kufijte ekzistues. Ne negociata mund te jene p.sh. pagesa e demshperblimeve te luftes nga humbesit dhe marreveshje te tjera me interes reciprok.
Aspekti i fitimit te luftes duhet te behet shume i qarte. Sepse Kosova e Serbia nuk u ndane ne paqe si Cekia e Sllovakia apo Brexit-ti dhe tani kerkohet te ulen ne tavoline si te barabarte. Jo! Serbia ulet ne tavoline si humbese!
Derisa shume nga shtetet e njohen per sovrane, Kosova duhet ta hedhe vallen e sovranes deri ne fund!
Une s’jam nga Kosova, por vendimi i kryeministrit te saj, dhe me pas i Kuvendit, me duket shume-shume i drejte!
Drejtësia zgjidh çdo problem!
Vetëm për drejtësi nuk flasin ndërmjetësit, duan me çdo mënyrrë që t’i imponohen Qeverisë së Kosovës të bëj vetëvrasje e të mbetet për jetë e njollosur. Kosova është shqiptare. Shqiptarët janë në të drejtën e tyre në trojet e tyre, janë kundër legalizimit të pastrimit etnik gjakatar dhe tjetërsimit neokolonialist të tokave të zaptuara me genocid. Na kujtojnë kaq të mefshët sa të pranojmë shkëmbimin e një trualli shqiptar me një tjetër truall shqiptar që kështu të përfundojnë të gjitha territoret shqiptare. Pra, për t’u integruar në Europë shqiptarëve u kërkohet të paguajnë me toka dhe dinjitet. Larg qoftë! Shqiptarët sot janë më gjallë se kurrë. Kasandra.
Vija e kuqe eshte moselenimi i amnestitmit te shtetit kriminal serb dhe kryeseve te krimeve monsttuoze te Serbise ndaj shqiptareve te Kosoves gjate shekullit te kaluar deti ne luften e fundit ne kosove me ’99 ku pjese e krimit eshte edhe vete presidenti derb Aleksander Vuciq dhe bashkpuntoret e tij dhe te kreut serb
Kjo asesi nuk duhet te lejohet sepse , arsyeja pse Vuciq ketkon shkemb teritoresh mese Kosoves dhe Sefbise eshte rehabilitimi i shtetit serb dhe amnestija e tij dhe gjithe krimineleve tjere e cila fshihet prapa shkembimit te tetitoreve dhe te cilen Vuciq e kerkon
Ndryshe , Vuciq do ta amnestoje Thacin dhe grupin e tij kriminal te shqiptareve ne Kosove kurse Thaci angazhohet per amnestimin e Vuciqit