Kryediplomati evropian, Josep Borell ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vuçiç pas vizitës së tij në SHBA.
Gazeta Ekspress shkruan se Borell i ka ftuar ata në një dialog të përbashkët në Bruksel.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media ka bërë të ditur se Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell gjatë qëndrimit në SHBA ka biseduar me Kurtin dhe Vuçiçin dhe i ka ftuar që të shkojnë në Bruksel për të dialoguar
“Mund të konfirmoj se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell në bisedimet me sekretarin Blinken ka ngritur çështjen e asaj se çfarë po ndodh aktualisht në Kosovë. BE-ja dhe ShBA-ja janë duke punuar ngushtë për Ballkanin Perëndimor dhe kemi objektivat e njëjta. Borell gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka biseduar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç sa i përket situatës dhe ka përsëritur nevojën që të shkohet në Bruksel për të diskutuar në korrnizën e dialogut, për të avancuar dialogun dhe për të arritur progres në dialog në mënyrë që të evitohen situatat e njëjta që i pamë në veri të Kosovës së fundi dhe mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.
Në lidhje me takimin e Borell dhe Antony Blinken tha se të dy diplomatët kanë rënë dakord se duhet të rifillojnë negociatat.
“Të dy, Josep Borell dhe Anthony Blinken u pajtuan se duhet deskalim i situatës dhe rifillim i negociatave”, shtoi ai.
Situata mes Kosovës si dhe Serbisë ka qenë e tensionuar ditët e fundit, për shkak të vendosjes së reciprocitetit si dhe të aksionit të policisë së Kosovës dy ditë më parë në lidhje me mallrat kontrabandë.
j.l./ dita

Vija Kosove-Serbi u qartesua.Serbia eshte rusi dhe Kosova eshte amerike.Serbia duhet te gjunjezohet perpra ketij realiteti,ndonese e hidhur per te.Keshtu eshte historia ,nuk shkon sipas deshirave.
Borrel eshte bere si Bordell!