Pas bllokimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, politika e jashtme serbe kërkon rrugëdaljen në Washington. Edhe anulimi i samitit në Paris e ka bërë Beogradin të kthejë sytë nga SHBA.
Prej ca kohësh politikanët në Beograd japin gjithnjë e më shumë deklarata për ndikimin vendimtar të Amerikës në procesin e zgjidhjes së ҫështjes së Kosovës, gjë që bie në kundërshtim me deklaratat e mëparshme. Kur Prishtina insistonte për përfshirjen e Amerikës në procesin e Kosovës, Beogradi i refuzonte idetë e tilla, duke theksuar se në këtë rast Serbia do të kërkonte që në dialog të përfshihej edhe Rusia.
Megjithatë, sidomos pas anulimit të samitit në Paris, që Beogradi mes të tjerash e sheh edhe si një humbje të Bashkimit Evropian (BE), shpresat gjithnjë e më shumë varen në fuqinë politike dhe diplomatike të Amerikës.
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Dačić tha se dështimi i Samitit në Paris tregoi se pa SHBA asgjë nuk mund të kryhet, dhe pak më vonë dërgoi një serë komplimetsh në adresë të administratës amerikane, duke deklaruar se Administrata e Trumpit ka qenë shumë korrekte përsa i përket dialogut me Prishtinën dhe se pas një kohe të gjatë nuk është paraqitur si problem, por si një faktor që ҫon përpara dialogun.
Por ndoshta më ilustrative ishte deklarata e kryetarit të delegacionit parlamentar të Serbisë në Asamblenë e NATO-s, Dragan Shormaz, i cili thekson:
“Do të kishte qenë më mirë që ҫështja e marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës të përfundohej para zgjedhjeve në SHBA vitin e ardhshëm, me ndihmën e Donald Trumpit dhe SHBA”.
Shormaz theksoi më tej se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuҫiҫ po punon për përmirësimin e raporteve me SHBA dhe se rezultatet janë të dukshme.
e.t./dita

E thjeshte . Kerkohet mbeshtetja e Trump pasi ai eshte i linjes nacionaliste ne politike. I akuzuar se ka ardhur ne pushtet me ndihmen e Rusise. Ka deklaruar qysh ne fushate se Ballkani per te nuk perben interes. Eshte trguar fleksibel persa i perket nje marreveshje midis Kosoves e Serbise qofte dhe ne rastin e korrigjimit te kufujeve nqs do kishte nje dakortesi midis paleve.
Ne te kundert demokratet ishin me te vendosur per prezencen e tyre ne Ballkan. Xho Biden ishte urdheruesi i sulmeve te NATO ne Kosove. Me demokratet dhe liberalet europiane shqiptaret ishin me te sigurte. Kete gje shqiptatet e Amerikes nuk e analizuan apo nuk deshen ta kuptojne kur votuan Trump pasi menduan si anerikane e jo si shqiptare. Te njejten gje po bejne dhe shqiptaret me te drejte vote ne BE, megjithese zgjedhjet europiane rezultuan ne favor te interesave te shqiptareve.
Te shpresojme qe ne zgjedhjet e ardhshme ne Amerike , Trump te humbase dhe politika amerikane persa i perket faktorit shqiptar te rikthehet ne binaret e politikes se jashtme te administratave te meparshme presidenciale.
Me Trump nuk jemi te sigurte. Prandaj dhe serbet e kerkojne kete ndermjetesim amerikan perpara zgjedhjeve te ardhshme amerikane.