Dialogu, Kurti: Nuk kemi hequr dorë nga reciprociteti me Serbinë

J L

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se qeveria që ai udhëheq, nuk ka hequr dorë nga vendosja e reciprocitetit të plotë me Serbinë.

Gjatë seancës plenare të së hënës, Kurti deklaroi se për reciprocitetin ka biseduar edhe gjatë takimeve që ka pasur në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Në këto 100 ditët e para (të qeverisjes) ne kemi pasur drejtor të ri të Doganave dhe duhet të përgatitemi sepse nuk mund të dështojmë sërish. Ju e dini, në Kurti 1, ne e vendosëm reciprocitetin dhe qeveria e pastajme e hoqi reciprocitetin. Nëse ne nuk arrijmë ta zbatojmë në plotni reciprocitetin sërish, atëherë ai vdes edhe si koncept”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti tha se Kosova dëshiron që reciprociteti i plotë me Serbinë të bëhet në atë mënyrë që të mos zhbëhet më.

“Reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje, besojmë që është një parim i shëndosh i marrëdhënieve midis shteteve, që derivon nga koncepti i barazisë. Përveç kësaj, reciprocitetin nuk e kemi për të shtuar barriera, por për t’i hequr ato ekzistuese dhe duam ta bëjmë në mënyrën në të cilën nuk zhbëhet më”, tha kryeministri.

Kosova në fund të vitit 2018 kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe. Kjo taksë, në Qeverinë Kurti 1, u zëvendësua me reciprocitet ku u përfshin një sërë masash tregtare.

Por, qeveria pasuese e udhëhequr nga Avdullah Hoti e hoqi reciprocitetin, masë kjo që u pa nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara si pengesë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Albin Kundrapedali do vendose kundrapedal perseri dhe per reciprocitetin sepse ai kujton se eshte i derguari i zotit mbi toke dhe kosova duhet ta filloje jeten si shtet nga dita qe ka hyre ne zyre Albin kundrapedali qe nje dite do i shohe targen marrveshjes per ballkanin e hapur por nuk do kete kurajon te kerkoje falje per humbjen e madhe politike dhe ekonomike per qytetaret e kosoves qe mesa duket do ndeshkohen perseri prej sjelljes arrogante te Albin kundrapedalit dhe me nja 5 vjet me mos’heqje vizash.

  • Le te shpresojme qe me se fundi nje shtet Shqiptar ti tregoje dhembet Serbise ashtu sic e meriton se ky shteti yne ketej kufirit po i ben fresk Vucicit dhe i ka shpartalluar dyert per mallrat Serbe , kjo eshte pasoje e tradhetise se Rames i cili ne vend qe te kapej me Kosoven I vuri traun rruges se kombit ( TE VETMES RRUGE NACIONALE) dhe kjo tregon me se miri tradhetine ndaj ceshtjes kombetare RAMA ESHTE ESAT PASHE TOPTANI MODERN , TURP PER NE ( PER ATA QE E VOTUAN ) QE QEVERISEMI NGA NJE TRADHETAR qe se shpejti do te na bashkeqeverise me Lulushen nje tjeter tradhetar teShqiptareve

    • Po boll ti ore kaqol, Albin demagogu dhe vete albinet e kosoves 80% te produkteve nga Vucic i marrin apo s’ka gje.Shko ha ndonje banane e mos kerko te japesh leksione “patrioti” se je nje mbushes topi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *