Dialogu me qytetarët, Ahmetaj dhe Balla në Elbasan

Leda Hysa

 

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka vijuar takimet në kuadër të turit të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”, në Elbasan. Ministri Ahmetaj ka folur mbi politikat e qeverisë, që sipas tij, kanë përmirësuar jetën e qytetarëve.

Dialogu me qytetarët e ka ndihmuar qeverinë të reflektojë mbi gjithçka prek qytetarët. Është ky kënvështrimi i ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë turit llogaridhënies në Elbasan.

“Çdokush nga ju, që është majtas, djathtas, në qendër apo i paangazhuar, me të drejtë, gjëja e parë që do të thoshte do ishte, “Po mirë, ku ishit ju deri tani”?!Pra, ka ndryshuar në themel mënyra e të bërit politikë, jo të të bërit politikë por politikë për qytetarin. Dhe ky është një moment i mirë të reflektojmë për çka kemi bërë, atë që do bëjmë dhe atë që duam të bëjmë së bashku”, tha ministri.

Ministri Ahmetaj kërkoi që të mos harrojnë qytetarët se socialistët e morën detyrën në kohën e mundësisë së një krize greke. Sot është gjithçka ndryshe tha ai, duke u ndalur edhe në debatin e taksave.

“Janë 630 mijë qytetarë të punësuar që kanë përfituar nga ulja e taksave. Po a e dini, për këta 630 mijë, sa para në vit iu ngelen në xhep këtyre të punësuarve, që përpara 2013-ës shkonin në buxhet e bëheshin rrush e kumbulla tek Rruga e Kombit, me 300 milionë të vjedhura? Janë 120 milionë dollarë në vit, që sot shkojnë në xhepat e qytetarëve dhe ky nuk është debat politik, ky është një fakt”, tha Ahmetaj.

Duke iu referuar zhvillimeve politike në vend, Ahmetaj tha se qytetarët presin më shumë nga qeveria e Partisë Socialiste sepse vetëm nga një qeveri që punon, mund të kërkohet të bëhet më shumë.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në fjalën e tij i bëri thirrje qytetarëve të përdorin platformën e bashkëqeverisjes për t’i dhënë zgjidhje me përgjegjësi çdo problemi me zyrtarët e shtetit.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • KURE POPULLI TE MANDATON NE VENDIN HISTORIKE.!
    Nuk e kuptoi qe ne keto 25 vjet , jane bere afersishte 6 –here zgjedhje parlamentare duke sjellur ne krye te legjelislacionin nje numer te madhe kuadroshe te nuveli te larte. Pra nga keto zgjedhje kanedalur deputet, kryetar qeveri e ze/vendes kryetar, Ministra e zv/Ministra, Drejtore drejtorishe,Prefekte e kryetar qarqesh pa permendur pushtetin vendore.
    Po te analizoshe me hollesi gjithkujte I linde Pyetje. Po kata KUADRO TE NIVELEVE ELITARE A MENDUAN PER KOMBIN E VET,? A MENDUAN SE HISTORIA DO TE SHKRUAJ PER TO TE MIRAT DHE TE KEQIJAT E TYRE.?
    Po te analizojme me seriozitet arrijem ne perfundimin se jo gjithehere keta kne pasur ne qender te vemendje interest e popullit te tyre. Une mendoi se shume pake u jane pergjigjur intersave te popullit, pore shume pak ose aspak , e kan permbushur misionin e tyre historike.!
    Ne keto 23 vjet , vetem shkatrrime dhe shum pak ose aspak ndertime. Shqiperia u be cope e cike sipas pikpamjeve te grupit nihiliste “ta shkatrrojm deri ne nivelin zero” Dhe per 25 vjet ja arriten qellimit.
    Pase 23 vjetve tashme me presionin e nderkombetarve po luftohet qe shqiperia te hyje ne rrugen e drejtesise.
    Po kush e ben kete drejtesi.? Ja pra qe edhe sote qe kerkohet me cdo kushte permbushje e misionit te tyre historike me veshtersi deri ketu dhe akoma eshte ne pikpyetje realizimi I kesaje reforme.
    Pra A duhet qe te gjith deputete ti bejn pyetje vetes. C`fare misioni me ngarkoi populli qe une te lej gjurme te pashlyeshme ne histori ne te miren e populli time.
    Po ti bejmn nje pyetje te tille te gjit Deputetet, ata pa tjeter qe nuk do ta bejn fjalen dysh pore menjeher do te zbatojne reformat ne drejtesi sin je domosdoshmeri historike.!
    Po te ballafaqohen te gjith deputetet me misionin e tyre historike me pergjegjesite e tyre historike kurre nuk munde te behet fjala dyshe.(Kjo menyre eshte nje e vertet ne sherbim te popullit qe e ka mandatuar)
    Kame bindja qe asnje nga keta nuk po I detyron copa e bukes per te shtrezuar, ne berjen dhe permnbushne e misionit te tyre historic, pore lakmija e teperte, lakmia e te pa shpirtit te cilet nuk kan te ngopur .
    Sote ka ardhur dita qe deputeti te jet ne nivelin e pergjegjesise historike, ndaj dhe thirrje e partnerev tane strategjik per te zbatuar reformen edhe jashte vullnetit te njeshit eshte nje detyure historike.
    Te gjith ata qe kerkojn qe voten e deputetit qofte edhe I opozitarit ta konsideroi trefikim gabohet rende. Presioni qe ben Basha dhe Berisha se do te djegim mandate ne se nje deputet voton reformen kjo eshte nje presion per te penguar permbushjen e misionit historike ku populli I ka mandatuar per ti dhen atij drejtesi dhe jo per ta dhunuar ata.
    Sote Partia socialiste e shqiperise me ket nisme eshte ne rruge tem bare.Me ket dhenje llogari po kerkohet qe deputetet qeveriteret te bejn bilancin punes se tyre ne raporet me detyrimet qe kan ndaj popullit qe I mandatoj.
    Kjo llogaridhenje eshte ne kohe dhe ne hapsiren e nmevojshme per fakti se jemi pran zgjedhjeve te pushtetit vendore dhe jemi pothuajse ne mesin e mandatit te qeverisjes se dyte.
    Keto analiza jane testimi I madhe per qverin dhe ne se realizohen objektivat atehere ne mandatin e ardheshem fushat eshte e perfunduar qe gjat mandatit qeverises dhe votat jan te garantuera ne menyre plebishitare.!

    • Me vend,po qe te kemi deputete ne nivel,duhet qe a.to te propozohen nga populli e jo ngaNjeshi,,s
      Deputetet tone jane ne sherbim te Njeshit e te xhepit te tij,me disa grimca per t
      ,e kur jo ne sherbim te popullin.
      Na duhet nje revolucion qytetare kunder kesaj kaste politike ne zgedhjet e ardhshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *