Dialogu me Serbinë/ Meta: Mbështesim përpjekjet e Kosovës

DITA Online

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kreu i Shtetit Shqiptar ka deklaruar se përmes një procesi konstruktiv mund të arrihet në një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që sipas tij, normalizon plotësisht marrëdhëniet mes dy vendeve.

Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit”, ka shkruar Meta.

Kujtojmë që sot është zhvilluar në Tiranë Samiti i Brdo-Brijunit, ku me ftesë të Presidentit Ilir Meta u mblodhën në kryeqytetin shqiptar gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

v.l/ Dita

Share This Article
4 Comments
  • E shikon si presidenti yne e zgjidh problemin menjehere. Pyeteni, se ai i di te gjitha, ai nuk grin (ha ….) kot, po degjojeni.

  • Hiresia e tije,Presidenti papal Meta, hedh bekime ne ere e duket sikur coc thote.E moret vesh ? e zbuloj ky qe marrveshja behet nepermjet dialugut.
    Futini ne librat e shkolles,ruajini ne muzeun kombetar citimet e vyera te
    te keti korifeu

  • Tani ka planifikuar te shkoje per nje vizite bamiresie ne xhamite e Zelandes se Re dhe teqete e Ceilonit dhe thuhet se do dorovite me verdhushka.

  • Ky njeri f atkeqesisht eshte dem per Shqiprine dhe shqiptaret.Ky njeri edhe fatkeqesia shqiptare qe vazhdimisht thellon perarjen ndershqiptare,Ka derehyrjen e tija perms parties personale,ku trashigimtare eshte gruaja e tij,Ky person duket im kendshme per politik te jashtme,eshte xeher per shtetin dhe popullin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *