Diaz: Të gjithë tradhtojnë

anazapta

Bukuroshja Cameron Diaz e ka pranuar se mendon që secili në një moment të caktuar të jetës, e tradhton personin që e do. Aktorja 41-vjeçe thotë se nuk dëshiron të aktrojë në filmat në të cilët meshkujt i tradhtojnë femrat, por beson se shumica e njerëzve tradhton apo do ta tradhtojë partnerin apo partneren e vet në ndonjë periudhë të jetës.

Aktorja luan në filmin ”The Other Woman”, në të cilin, ajo ka një të dashur të kujdesshëm dhe të sjellshëm. Mirëpo, pasi ajo mëson se ai është i martuar, e fillon një miqësi të pazakontë me gruan e tij. Dhe ato vendosin që së bashku t’i hakmerren. Dhe ato e kuptojnë se në këtë do t’u ndihmojë shumë dashnorja tjetër e tij, rolin e së cilës e luan Kate Upton.

“Nuk jam e interesuar për filmat rreth meshkujve që i tradhtojnë femrat. Secili ka tradhtuar, secili do të tradhtohet. Nuk mund ta ndryshojë këtë, nuk e di se si, por nuk e gjykoj askënd. Thjesht nuk e di sesi ta zgjidh këtë problem”, ka thënë ajo për revistën ‘OK!’. Ajo beson se të gjithë njerëzit vuajnë në një moment të jetës, por shton se të gjithë duhet të mësojnë nga gabimet personale, pasi si njerëz jemi të komplikuar.  / ZERI

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *