Ylli i ri i Juventusit, Paulo Dibala, është vënë nën shënjestrën e trajnerit të ardhshëm të Bajernit të Mynihut, Karlo Ançeloti. Tekniku italian kërkon argjentinasin te bavarezët, pasi sulmuesi polak Robert Levandovski mund të transferohet te Real Madrid.
Karlo po planifikon të “rrëmbejë” Dibalan, për t’u përgatitur për largimin e mundshëm të Robert Levandovskit, shkruan gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport”. Megjithëse do ta marrë “timonin” e gjermanëve në verë, Ançeloti ka nisur që tani të bëjë listën e dëshirave të merkatos.
Dibala po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Juventusin, duke shënuar 16 gola në 33 ndeshje.
