Gjatë pasdites së kësaj të diele reshjet e dëborës janë bërë të dendura në zonat verilindore.
Rrugët nacionale janë të hapura, por në Dibër një pjesë e fshatrave të thella janë bllokuar sepse trashësia e dëborës ka shkuar në 55 centimetra.
Mjetet e kanë të vështirë të lëvizin, veçanërisht gjatë natës.
Reshjet e dëborës edhe në juglindje krijuan probleme në lëvizjen e mjeteve. Trashësia e dëborës në zonat e larta ka arritur deri në 40 centimetra, por për shumë njerëz ky ishte një lajm i mirë dhe mundësi për të bërë ski gjatë fundjavës.
l.h/ dita

55 cm bore ne Diber ne janar-shkurt eshte kaq gje e rralle,sa eshte i rralle miu ne hambar dhe rera ne Sahara.Kur ra termeti ne Diber ne 1967,trashesia e debores shkoi dhe 2-3 m .