Vjedhin me dhunë një qytetar në rrugë, arrestohen në flagrancë dy të dyshuarit. Komisariati i Peshkopisë ndaloi Luis Vojka, 22 vjeç dhe Oltian Doçi, po 22 vjeç, me akuzën “vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”. Nga hetimet e kryera rezultoi se në bashkëpunim ndërmjet tyre, kanë vjedhur me dhunë një klient lokali, duke i marrë shumën prej 140 eurosh, si dhe telefona celularë. Nga të dhënat e marra nga grupi hetimor, ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, në një lokal në qytetin e Peshkopisë.
