Dibër-Kukës, dëbora zbret në qytete, ARRS merr masat për rrugët

redaktor

Nisin reshjet e borës në veri të vendit. Autoriteti Rrugor Shtetëror bëri dje me dije se reshjet e borës kanë nisur në dalje të tunelit të Thirrë-Kukës, por se nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve në këtë aks. Po kështu raportohet se edhe në Kalanë e Dodës, në Dibër, kanë nisur reshjet e para të borës. Më herët ishin raportuar probleme në rrugët e rrethit të Pukës, ndërsa këshillohen udhëtarët të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masat me zinxhirë. ARRSH njoftoi se filluar edhe spërkatja e aksit Thirrë-Kukës me kripë e granil.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *