Një fëmijë 6-vjeçar është goditur me sëpatë në kokë, mesditën e sotme në Dibër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Topojan, po nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se fëmija është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në kryeqytet, prej ku mësohet se gjendja e tij është tepër e rëndë.
