Dibër, Noka: S’kam goditur njeri

Elton Tafaruci

Deputeti i opozitës Flamur Noka ka hedhur kategorikisht poshtë akuzat për goditjen e një qytetari në Dibër dhe ka deklaruar se të gjitha janë shpifje nga kreu i Policisë së Dibrës, të cilin e ka akuzuar për parcelat me hashash.

“Asgjë nga kjo ngjarje nuk është e vërtetë, – tha Noka për mediat. –  Janë shpifje të segmenteve kriminale të Policisë së Dibrës, që janë marrë me blerje votash. Ky grup drejtohet nga Bled Aga, që është pronar i disa parcelave me drogë e tani po inskenojnë sajesa me qytetarë. Ata janë në panik dhe në panik përpiqen të mashtrojnë qytetarët Ne jemi duke ndjekur procesin e  votimit që po shkon mjaft qetë.”

I pyetur për faktin se deklarata e policisë së Dibrës jep të dhëna për targën e makinës së tij, ndodhur në vendin ku ndodhi incidenti, Noka tha se “makina ime qarkullon gjatë gjithë kohës dhe unë nuk jam ndonjë njeri sekret. Unë po lëviz kudo për të kontribuar në fitoren e Sherefedin Shehut këtu.”

Share This Article
2 Comments
  • Je nje funderine ti Flamur Noka, nje derr maloku i serbizuar qe nuk e ke shokun. Ty mor burre palaço te duket vetja se je me imunitet dhe i paprekshem, sepse Sali Berisha, ne zbatim te porosive te padroneve , kur qeveriste si kriminel te emeroi ty minister i brendshem. O hajvan po kush pjerdh se çfare ke qene, madje dhe çfare je. Jane veprimet e tua ne sherbim te atyre qe te kane porositur dhe eshte kjo polici qe populli e mban per te ruajtur rendin qe beojne dhe duhet te gjykojne per veprimet e tua jo vetem rrugaçerore por dhe kriminale. Ti ndyresire per te mbuluar krimet e tua mund te sajosh dhe te shpifesh sa te duash, por mos harro se asgje nuk vonon dhe drejtesia e vertet, jo ajo e Sali kriminelit, do te bjere mbi koken tende dhe te padroneve te tu me rende se shpata e Demokleut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *