Në qarkun e Dibrës i cili prodhon 6 mandate deputetesh janë numëruar gjithsej 247 nga 259 kuti votimi.
Në bazë të rezultatit që prodhojnë kutitë e numëruara, Partia Socialiste merr 23820 vota ose 2 mandate, PD merr 19927 vota ose 2 mandate, LSI ka 11487 vota ose 1 mandate. Surprizon PDIU që arrin të dalë forcë e tretë pasi merr më shumë vota se LSI, 12322 vota ose 1 mandate.
