Policia e Shtetit është në pritje të rezultateve të ekspertizës balistike dhe të gjurmëve të gishtrinjve për të vrarin në grabitje në Dibrën e Madhe Maqedoni, që dyshohet se mund të ketë qenë pjesë e grabitjes edhe të argjendarisë së TEG-ut në dhjetor 2013 në Tiranë. Trupi i pajetë i Miljan Elezit, 35- vjeçarit që njihej me emrin Artur Tafani që u gjend në kufi me Shqipërinë mbrëmjen e së enjtes, vijon të mbahet në morgun e spitalit të Dibrës së Madhe. Policia po krahason të dhënat e provave të gjetura në Tiranë me ato të Dibrës.
