Dibër, protestë kundër HEC-eve

Elton Tafaruci

Banorë të Dibrës dhe anëtarë të shoqatave në mbrojtje të Luginës së Drinit të Zi protestuan këtë të hënë në qytetin e Peshkopisë kundër projekteve të ndërtimit të hidrocentraleve mbi këtë lum.

Ata e quajnë shkatërrim të mjedisit, tokave të tyre por edhe zonave historike krijimin e liqevene ujëmbledhëse në këtë luginë. Në mbështetje të banorëve të zonës kanë shkuar edhe përfaqësues nga Këshilli Komunal i Dibrës së Madhe në Maqedoni.

Sipas ekologjistëve që morën pjesë në këtë tubim, Shqipëria, e cila ka nënshkruar konventat ndërkombëtare, nuk mund të marrë asnjë vendim që prek mjedisin pa marrë miratimin e banorëve të zonës.

Share This Article
1 Comment
  • 63 DIBRANE

    nuk mund te mbajne peng te ardhmen e Shqiperise. Aq me shume kur gjysma e tyre vjen nga ana tjeter e kufirit shteteror.

    Eshte skandaloze ti japesh mundesine ketyre lakejve te tentojne te bllokojne sigurine energjitike te vendit te mbi 4 milion shqiptareve.

    Scavica dhe vetem Scavica eshte begatia e kerkuar e brezave qe vijne, perfshire edhe keta gjysma-gjele qe gerrsin mes luginave te Drinit te Zi te shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *