Një 40 vjeçar nga Peshkopia është arrestuar nga policia , pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Sipas policisë së Dibrës, i arrestuari në flagrancë është shtetasi Durim K., i cili akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim me datë 30.09.2017, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases M. K., duke i shkaktuar dhe dëmtime të lehta”, njofton policia.
Bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme nga shërbimet e policisë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
