I dyshuari për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri gjatë një sherri banal të ndodhur pasditen e së mërkurës në Lurë, nuk është arrestuar ende. Policia ka kryer kontrolle në banesat e të afërmve dhe po përpiqet të lokalizojë vendndodhjen e 35-vjeçarit Ilir Rajta. Në gjendje të dehur ai ekzekutoi me pistoletë bashkëfshatarin Shpendi Skana dhe plagosi Ndriçim Çukun, që u përpoq të shuante sherrin. Mësohet se dy të dëmtuarit punonin edhe policë privat në HEC-in e kësaj zone.