E vret në prani të vajzës katër vjeçe e cila po flinte në një shtrat me nënën, ndërsa më pas i jep fund vetes me të njëjtën armë që vrau kunatën. Ngjarja e rëndë që tronditi Peshkopinë, ndodhi mëngjesin e së shtunës, ku një tjetër grua mbeti viktimë e kunatit, i cili pas vrasjes qëlloi edhe mbi veten.
Krimi i dyfishtë ndodhi në banesën e familjes Ndreu në fshatin Palaman, të komunës Sllov të Pëshkopisë. Pas një konflikti në rrethana ende të paqarta Lirim Ndreu, 28 vjeç ka vrarë Valbona Ndreun e cila ishtë dhe nusja e vëllait të tij, ndërsa më pas ka qëlluar mbi vete, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas policisë lokale Lirim Ndreu ka qëlluar kunatën e tij me armë zjarri lloji çifte në dhomën e gjumit, ku viktima po flinte sëbashku me vajzën e saj vetëm katër vjece, ndërkohë pas krimit të rëndë, autori i vrasjes në gjendje të rënduar psikologjike ka qëlluar veten në sallonin e shtëpisë me të njëjtën armë.
Viktimat, të martuar dhe përkatësisht me nga një fëmijë, jetonin në një banesë dykatëshe. Bashkëshorti i viktimës emigrantë, i kthyer vetëm tre ditë më parë, po qëndronte në Tiranë për një punë familjare, nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi në kohën që ka ndodhur krimi.
Madje sipas policisë as bashkëshortja e autorit të vrasjes, nuk ka qenë e pranishme në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërkohë vajza katër vjece e viktimës e vetmja dëshmitare akulare ka qenë në gjumë kur 28-vjecari ka qëlluar mbi nënën e saj. Në këmbët e vajzës së mitur policia ka gjetur njolla gjaku që i përkisnin viktimës, por fatmirësisht vogëlushja nuk është lënduar gjatë të shtënave.
Ngjarja
Vrasja e dyfishte për motive të dobëta ndodhi mëngjesin e së shtunes në fshatin Palaman, të komunës Sllov të Peshkopisë. Lirim Ndreu, 28 vjeç vrau Valbona Ndreun 35 vjece, e cila ishte nusja e vëllait të tij. Trupi i pajetë i Valbonës u gjet në dhomën e gjumit në krevat, ku ajo po flinte sëbashku me vajzën e saj të mitur, nga pjestarë të tjerë të familjes, ndërsa trupi i Lirimit në sallonin e shtëpisë dy katëshe. Të shkokuar nga ajo cfarë kishte ndodhur, pjestarë të tjerë të familjes Ndreu kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Nga të dhënat e mbledhura në vendet ku ndodhi krimi i dyfishtë, ekspertë të kriminalistikës arritën në përfundim që Valbona është qëlluar me armë zjarri lloji cifte nga kunati i saj, ndërsa më pas ky i fundit i ka dhënë fund jetës duke u vetvrarë me të njëjtën armë. Vrasja dhe vetvrasja sipas policisë është kryer brenda një harku kohor prej 3 minutave, kjo e konfirmuar edhe nga pjestarë të tjerë të cilët kanë dëgjuar të shtënat. Trupa e pajetë të gjetur në banesën dy katëshe në të cilën jetonin, janë dërguar për në morgun e spialit ku do ti nështrohen ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërkohë që policia ka marrë në pyetje familjarë e të afërm të viktimave me qëllim zbardhjen e shkaqeve të vrasjes së dyfishtë.
Dyshimet mbi motivin
Pasi ka marrë dëshmitë e pjestarëve të familjes Ndreu, policia ka hedhur dhe dyshimet e para mbi motivin e mundshëm të vrasjes së dyfishtë. Nga dëshmitë e familjarëve grupi hetimor ka mësuar se një natë para krimit autori i ngjarjes ka debatuar me kunatën e tij, ashtu sikurse edhe me pjestarë të tjerë të familjes. Nga të dhënat e para mbi konfliktin policia dyshon që Valbona ka akuzuar kunatin e saj Lirim Ndreun i martuar tre herë për ngacmim. Pretendimin e saj mësohet se Valbona, ja ka parashtruar edhe bashkëshortes së Lirimit. Ky sherr, sipas policisë ka acaruar dhe gjendjen mes dy personave, duke hedhur dyshimet që dhe vrasja të jetë kryer për të njëjtin motiv. Viktimat, përkatësisht të martuar dhe me nga një fëmijë jetonin në të njëjtën shtëpi dy katëshe. I vëllai i viktimës, përkatësisht bashkëshorti i Valbonës, jetonte në emigrim. Krahas dyshimeve të ngrituara paraprakisht nga policia mbi motivin e ngjarjes nga ana e hetuesve të cështjes po punohet në mënyrë instesive për mbledhjen e informacionit e dëshmive me qëllim zbardhjen e rrethanave të krimit të dyfishtë brenda të së njëjtës familje. Autori Lirim Ndreu ishte kontigjent I skeduar nga policia për disa vjedhje, ai kishte ndarë dy gra dhe ishte në martesën e tretë, ku kishte edhe një femijë.

Varferi dhe psikopati kjo është gjendja në Shqipëri ! Pjella të një sistemi në krizë ekonomike,morale, psikologjike dhe të një kaste të pangopur politike! Ngjarje e tmerrëshme që po përsëritet dita ditës dhe që nuk dihet kur do të kurohet dhe a do të kurohet!?
je shume i sakte pullumo
ke te drejte Pellumb, ashtu mendoj dhe une.
Faleminderit “vjosa”qe keni gjetur pozitivitet në mendimin tim! Nderime!
Pasoje e Berishizmit!!!!!!!
Incesti kanibalesk eshte i pranishem ne malsi,qe nga sllova gjer ne vicidol Sidomos ne Vicidol,ku eshte qendra epidemise ka banore te prekur nga semundje seksualisht te transmetueshme sic eshte sifilisi qe kap cipen e trurit duke krijuar skicofreni dhe semundjet talasemike qe vijne nga maredhenjet brenda gjinise. Sterjo Spasse ka shkruar nje tregim me kete teme te titulluar` Nurija`.Mjerisht cfaqet edhe sot ne forme te fshehur qe sjellin tragjedi’
Nuk i heq asnje presje Z. Pellumb
Varferi ka patur perhere ne kete dreq vend, por kjo nuk asht pune varferie por injorance njerezore. Taksirat i atyre qe mbeten gjalle se ato qe iken fatkeqesisht mbase nuk duhej te jetonin.
xhaxh kte nuk do ta fal kurre edhe pse ishe i preferuari im.. nuk do e imaginoja kurr qe do beje kete ! Pse pseee… kthehu bonaa te lutem…