Dibër, zëvendësohet vula e sekretarit në QV e Fushë Çidhen

Elton Tafaruci

Zëvendësohet vula e humbur e sekretarit në Qendrën e Votimit të njësisë administrative Fushë Çidhen. Humbja e vulës mbajti pezull proçesin e votimit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e dites së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin, “Për nxjerrjen jashtë përdorimit të vulës së sekretarit të QV-së, nr. 1167, të KZAZ-së nr. 19, Dibër dhe zëvëndësimin me vulë rezerve”. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në të gjithë Qendrat e Votimit te Bashkise Diber ka filluar proçesi votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju uron suksese të gjithë komisionerëve dhe ju  sjell në vëmendje  zbatimin  me përpikmëri dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe të akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ, në funksion të mbarëvajtjes së procesit të votimit ditën e zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i fton të gjithë qytetarët dibranë me të drejtë vote t’i drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë të fshehtë, të lirë dhe të pandikuar.

Dita e sotme duhet të karakterizohet nga qytetaria dhe vlerat demokratike, ndaj KQZ i’u bën thirrje të gjithë qytetarëve dibranë, por edhe subjekteve politike që garojnë në këto zgjedhje të tregojnë maturinë e duhur, në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të arrijnë standardet e kërkuara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *